LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami udhëheq garën për Kessie para PSG-së, pasi bisedimet me Milanin kanë dështuar

Tottenhami udhëheq garën për Kessie para PSG-së, pasi bisedimet me Milanin kanë dështuar
(Foto: Instagram/franckkessie)

Bisedimet e Milanit për rinovimin e kontratës së Franck Kessie thuhet të kenë dështuar krejtësisht, ashtu që ai mund të largohet si lojtar i lirë.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon më 30 qershor, ndërsa arritja e marrëveshjes për zgjatjen e qëndrimit në San Siro është shumë larg.


Tottenham Hotspur dhe Paris Saint-Germain janë dy klubet e interesuara për shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë, ndërsa klubi anglez e udhëheq garën.

(Foto: Instagram/franckkessie)

Sipas Sky Sport Italia, Rossonerët i kanë ofruar pesë milionë euro për sezon plus bonuset 25-vjeçarit, mirëpo agjenti i tij as që u ka kthyer përgjigje, duke qenë se kërkon tetë milionë euro në vit.

Milani refuzon ofertën e Tottenhamit për shkëmbimin Ndombele-Kessie
Lexo po ashtu Milani refuzon ofertën e Tottenhamit për shkëmbimin Ndombele-Kessie

Në anën tjetër, Sportitalia bën të ditur se Spursat i kanë ofruar tetë milionë euro plus dy milionë të tjera në formë bonusesh.

Milani pagoi 32 milionë euro në vitin 2017 kur e transferoi nga Atalanta, ndërsa në rast të largimit, Kessie do të ishte lojtari i tretë i rëndësishëm që largohet nga Milani me parametrat zero pas Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain) dhe Hakan Calhanoglu (Inter). /Telegrafi/