LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami nis bisedimet për Skriniar

Tottenhami nis bisedimet për Skriniar
Milan Skriniar (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur ka kërkuar informacion për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar – bën të ditur Sky Sport Italia.

Sipas mediumit të njohur, Nerazzurrët e kanë njoftuar klubin anglez se çmimi i lojtari është 60 milionë euro.


Skriniar nuk përshtatet në sistemin e Antonio Contes me tre mbrojtës, prandaj nuk ka qenë ndër përzgjedhjet e para të trajnerit në fazën defensive.

(Foto: Ina Fassbender/Pool via Getty Images/Guliver)

Gazetarët Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio pohojnë se dy klubet i kanë nisur bisedimet fillestare, mirëpo janë në fazat e hershme të negociatave.

Interi i gatshëm ta shesë Skriniarin, por ende askush nuk e ka ofruar shumën e kërkuar
Lexo po ashtu Interi i gatshëm ta shesë Skriniarin, por ende askush nuk e ka ofruar shumën e kërkuar

Interi do 60 milionë euro për sllovakun 25 vjeçar dhe nuk dëshiron ndonjë shkëmbime eventual me Tanguy Ndombele. /Telegrafi/