LAJMI I FUNDIT:

Interi i gatshëm ta shesë Skriniarin, por ende askush nuk e ka ofruar shumën e kërkuar

Interi i gatshëm ta shesë Skriniarin, por ende askush nuk e ka ofruar shumën e kërkuar
Milan Skriniar. (Photo by Ina Fassbender/Pool via Getty Images)

Milan Skriniar nuk është më një futbollist i paprekshëm nga Interi.

Qendërmbrojtësi sllovak pas rikthimit të futbollit nga pandemia, nuk ka luajtur shumë nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte.


Tekniku italian i ka besuar të riut Bastoni dhe De Vrij, ndërsa në disa raste edhe veteranit Diego Godin.

Neroazzurët janë duke pritur një ofertë të duhur për ta shitur Skriniarin, por deri më tani ajo nuk ka ardhur.

Milan Skriniar. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Paris Saint Germain, Manchester City e Real Madrid kanë qenë skuadrat e interesuara, por asnjëra nuk ka bërë ofertë zyrtare.

Te Interi janë të gatshëm ta shesin yllin e mbrojtjes, por vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/