Raportimet e fundit që vijnë nga Anglia dhe Italia, shkruajnë se Tottenham Hotspur i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek.

Tottenham janë në kërkim të një sulmuesi të njohur për skuadrën e tyre pasi aktualisht i kanë humbur shërbimet e Harry Kane që është lënduar.

The Guardian dhe Calciomercato.com, shkruajnë se klubi londinez e ka kthyer vëmendjen e tyre kah Piatek.

Aston Villa ka paraqitur një ofertë prej 30 milionë eurove për polakun, por Calciomercato.com shkruan se lojtari po pret ofertë nga një klub më i madh.

The Guardian shkruan se Spurs e duan në huazim me të drejt blerje për 35 milionë euro, shumë që u pagua nga Milani te Genoa.

Nga ana tjetër, gazeta shkruan se 24-vjeçari mund të ndihmojë ekipin në Ligën e Kampionëve.

Rikthimin i Zlatan Ibrahimoviç, ka bërë që Piatek të largohet nga Milani. /Telegrafi/