LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami fiton me rikthim ndaj Chelseat në Stamford Bridge

Tottenhami fiton me rikthim ndaj Chelseat në Stamford Bridge

Tottenham Hotspur ka fituar në udhtëim te Chelsea me rezultat 3-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.

Gjelat kanë arritur edhe fitoren e pestë radhazi në kampionatin anglez duke bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa Chelsea mbetet mbrapa në garë.


Pochettino fitoi duelin ndaj Contes (Getty Images)

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe të dyja skuadrat arritën ta gjejnë një gol, ku të parët që shënuan ishin Blutë me anë të Alvaro Moratas (30′), i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Victor Moses.

Morata gjeti golin pas tre muajve në Ligën Premier

Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte me epërsinë e Chelsean, në skenë doli danezi Christan Eriksen (45′), i cili shënoi një supergol nga distanca për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

Eriksen la të shtangur portierin nga distanca

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin shumë më të mirë duke arritur t’i shënojnë edhe dy gola tjerë për të marr një fitore të madhe.

Ishte mesfushori anglez, Dele Alli, i cili shënoi fillimisht një gol të bukur në minutën e 62-të për 2-1, ndërsa katër minuta më vonë shënoi për 3-2 dhe deri në fund nuk pati tjetër gol.

Dele Alli ia siguroi fitoren me dy gola të shpejt

Pas kësaj fitore, Tottenahami renditet në pozitën e katërt me 64 pikë, ndërsa Blutë në vendin e pestë me 56 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Chelsea e pret në shtëpi West Hamin, ndërsa Tottenhami udhëton te Stoke City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori