Tottenham - Chelsea, formacionet zyrtare në derbin e javën në Ligën Premier

Tottenham Hotspur dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Spurs janë nikoqir të Bluve në ndeshjen derbi të javës së 13-të në kampionatin anglez, ndeshja e cila zhvillohet në Wembley nga ora 18:30.
Skuadra e Maurcio Pochettinos vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe pret ta shënojë edhe të tretën ndaj Chelseat.
Në anën tjetër, skuadra e Maurizio Sarrit ende nuk di për humbje në këtë sezon dhe pret ta vazhdojë këtë seri pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Tottenham: Lloris (C), Aurier, Alderweireld, Foyth, Davies, Dier, Sissoko, Eriksen, Dele, Son, Kane
Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso; Jorginho, Kante, Kovacic; Willian, Morata, Hazard.
/Telegrafi/



















































