LAJMI I FUNDIT:

Toronto fuqizon vendin e parë me fitoren ndaj Bostonit

Toronto fuqizon vendin e parë me fitoren ndaj Bostonit

Toronto Raptors ka mposhtur Bostonin në një lojë mjaft të barashpeshuar që përfundoi me rezultat 96-78.

Ndeshja u karakterizua me mbrojtje të fortë të të dyja skuadrave, teksa lojtarët kryesorë nuk arritën që të shpërfaqin potencialin e tyre maksimal.


Më i miri te Toronto ishte DeMar DeRozan me 16 pikë të realizuara, pasuar nga Serge Ibaka me 15 pikë dhe Loëry me 13 pikë.

Te Bostoni që kishte mungesën e Kyrie Irving u dallua Al Horford me 16 pikë të shënuara, kurse Marcus Morris shtoi 21 pikë nga stoli.

San Antonio Spurs ka vazhduar me formën e dobët si mysafir duke u mposhtur nga Los Angeles Lakers me 10 pikë epërsi pas vazhdimeve 122-112.

Kyle Kuzma ishte i pandalshëm me 30 pikë, i ndihuar nga Caldëell-Pope dhe Channing Frye me 19 pikë.

LaMarcus Aldridge ka vazhduar me formën e pandalshme me 28 pikë e 9 kërcime, teksa Dejounte Murray shtoi 23 pikë e 10 kërcime në këtë takim bashkë me 6 asistime.

Toronto me këtë fitore ka fuqizuar vendin e parë në lindje, ku gjërat po qartësohen gjithnjë e më shumë para fillimit të playoffit javën e ardhshme.

San Antonio Spurs tash ka vetëm një fitore më shumë se sa vendi i nëntë që mbahet nga Denver Nuggets dhe dy fitore më shumë se Clippers në vendin e 10-të, ndërsa vet Spurs gjenden në vendin e pestë, çka tregon se sa e komplikuar është gjendja mes hiç më pak se shtatë skuadrave në perëndim që po luftojnë për pesë pozita të playoffit.

/Telegrafi/