0Shares

Torino thuhet se është i interesuar për mesfushorin e Interit, Antonio Candreva, dhe mund të kërkojë të bëjë një marrëveshje huazimi në afatin e janarit.

Reprezentuesi italian pritej të shitet në verë, por ai refuzoi të gjitha ofertat në drejtim të tij.

Këtu përfshihet edhe refuzimi i një transferimi të minutës së fundit në klubin francez, Monaco.

Candreva nuk dëshiron t'i bashkohet Monacos Candreva nuk dëshiron t'i bashkohet Monacos

31-vjeçari ka bërë pesë paraqitje në Serie A deri më tani këtë sezon, duke shënuar një herë, por ai është prapa Matteo Politano dhe Keita Balds Diaos në rend të parë.

Antonio Candreva (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Megjithatë, ofertat për mesfushorin italian nuk mungojnë dhe tani vijnë edhe nga kampionati vendas.

Sipas gazetës Tuttosport, Torino që shiti dyshen M’Baye Niang dhe Adem Ljajic në afatin kalimtar të transferimeve të verës, tani janë të interesuar në Candrevan.

Candreva: Isha afër largimit nga Interi, ndjehem mirë tani Candreva: Isha afër largimit nga Interi, ndjehem mirë tani

Klubi Granata mendohet të ofrojë një ofertë huazimi në janar, ose potencialisht një huazim me mundësi blerje.

Nëse Joao Miranda kthehet në Brazil ose Andrea Ranocchia shkon në Ligën Premier, Interi mund të kërkojë Nicolas Nkoulou në këmbim. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)