Kështu edhe ndodhi, pasi që Brown tashmë është në Poloni, ndërsa në një bisedë që ‘Sport Plus’ e ka zhvilluar me amerikanin Brown, plejmejkeri është shprehur i kënaqur me ditët e kaluara në skuadrën e Trepçës, teksa ka fjalë shuam të mira edhe për tifozët mitrovicas.

“Falënderoj shumë Trepçës, e cila më ka pritur shumë mirë”, tha Brown, ndërsa për tifozët mitrovicas e ka një falënderim të veçantë. “I falënderoj pa masë tifozët e Trepçës, të cilët më kanë përkrahur në secilën ndeshje dhe ata nuk do t’i harroj kurrë, pasi kanë hyrë në zemrën time”, tha Brown. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app