LAJMI I FUNDIT:

Top ylli i Liverpoolit ka shprehur dëshirën t’i bashkohet Barcelonës në verë

Top ylli i Liverpoolit ka shprehur dëshirën t’i bashkohet Barcelonës në verë

Barcelona do të jetë e limituar sa i përket shumës së parave që mund të shpenzojnë në afatin kalimtar veror, për shkak të vështirësive të vazhdueshme financiare.

Një sulmues i majtë është pozicioni ku ekipi i Xavit ka probleme më së shumti, dhe për ta përforcuar atë, blaugranasit kanë kthyer fokusin tek Liga Premier.


Siç është raportuar nga mediumi katalanas Sport, Luis Diaz është shumë i vlerësuar tek Barcelona, dhe po e njëjta vlen edhe nga ana e lojtarit.

27-vjeçari është i etur për të kaluar tek gjiganti katalanas, aty ku me shumë gjasa do të ishte startues i rregullt, ashtu siç ka qenë tek Liverpooli për pjesën më të madhe të sezonit.

Sidoqoftë, Barcelona beson se do të jetë ‘pothuajse e pamundur’ për të nënshkruar me Diazin në verë, pasi Liverpooli nuk do t’ia bëjë të lehtë askujt që dëshiron të nënshkruaj me reprezentuesin kolumbian, i cili ka kontratë me ‘Të Kuqtë’ deri në vitin 2027.

Klopp mbeti i befasuar kur gjeti një kontratë të nënshkruar të Man Utd të vendosur para tij
Lexo po ashtu Klopp mbeti i befasuar kur gjeti një kontratë të nënshkruar të Man Utd të vendosur para tij

Xavi me të vërtetë e pëlqen Diazin, dhe një transferim i tij do mund ta joshte spanjollin që të vazhdonte si trajner i Barcelonës.

Fatkeqësisht, një marrëveshje vështirë se do të ndodhë për shkak të siç përmendëm, problemeve financiare, dhe çmimit që do kërkojë Liverpooli për lirimin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori