LAJMI I FUNDIT:

Top tre kandidatët për ta fituar Topin e Artë, fituesi i votave të tifozëve “nuk ka rival”

Top tre kandidatët për ta fituar Topin e Artë, fituesi i votave të tifozëve “nuk ka rival”

Superylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi , konsiderohet nga tifozët si favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë.

Sulmuesi 34-vjeçar ishte në formë të shkëlqyer për Barcelonën sezonin e kaluar dhe shënoi 30 herë në 35 paraqitje në La Liga.


Dhe shifra mbresëlënëse e Messit e nxori atë në trofeun e tij të tetë Pichichi (çmimi i golashënuesit më të mirë të Marcas për një sezon në La Liga) përpara Karim Benzemas dhe Gerard Morenos.

Messit i thuhet se nuk meriton ta fitojë Topin e Artë për shkak të kartonit të kuq
Lexo po ashtu Messit i thuhet se nuk meriton ta fitojë Topin e Artë për shkak të kartonit të kuq

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i dha fund gjithashtu pritjeve të tij të gjata me Argjentinën në verë, duke fituar Kupën e Amerikës në Brazil.

Messi, i cili u largua nga Barcelona dhe u transferua te PSG, konsiderohet gjerësisht si një nga favoritët për të fituar çmimin e Topit të Artë në këtë vit.

Credit: PA

Marca zhvilloi një sondazh për lexuesit se kush duhet të fitojë Topin e Artë, me Messin që doli në krye të listës me 34 për qind të votave.

Benzema, i cili është mbështetur për Topin e Artë nga lojtarë si Ronaldo dhe Zinedine Zidane, përfundoi pas Messit me 26 për qind të votave.

Patrice Evra për “Topin e Artë”: Jam i lodhur duke ia dhënë Messit, dy lojtarët e Chelseat e meritojnë më shumë
Lexo po ashtu Patrice Evra për “Topin e Artë”: Jam i lodhur duke ia dhënë Messit, dy lojtarët e Chelseat e meritojnë më shumë

Me Messin dhe Benzema në podiumin e Topit të Artë të lexuesve të Marcas është edhe sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, i cili përfundoi i treti me 11 për qind të votave.

Marca pretendoi se Messi është favorit i ‘qartë’ për çmimin që jepet nga France Football dhe beson se ai ‘nuk ka rival’. /Telegrafi/

Credit: Marca

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori