LAJMI I FUNDIT:

Top 10 aksionet në NBA

Top 10 aksionet në NBA

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Dy prej ndeshjeve kryesore të mbrëmjes ishin mes San Antonio Spurs dhe New Orleans Pelicans, ku ky i fundit pësoi humbje me rezultat 140-126.


Gjithashtu edhe Milwaukee Bucks triumfoi 104-98 kundër Denver Nuggetsave, ku në këto dy ndeshje kishte super aksione që u përfshin në më të mirat e mbrëmjes.

Një ndër to ishte e basketbollistit të Bucksave, Julius Randle, i cili shënoi pikë fantastike duke mos e parë koshin.

Kenrich Williams pasi mashtroi kundërshtarin në vijën për tre pikë e ngulit në koshin e Nuggetsave.

Rezultatet dhe videot e shkurta të ndeshjeve në NBA
Lexo po ashtu Rezultatet dhe videot e shkurta të ndeshjeve në NBA

Aksioni më i bukur i mbrëmjes e bëri basketbollisti i Oklahoma City Thunders, Russell Westbrook, i cili ngulit koshin duke pasur si pengesë lojtarët kundërshtarë të Sacramento Kings.

Më poshtë mund t’i shikoni top-10 aksionet e mbrëmjes së kaluar në NBA. /Telegrafi/