LAJMI I FUNDIT:

Tom Hardy zë hajdutin, e ndjek nëpër oborre të shtëpive

Tom Hardy zë hajdutin, e ndjek nëpër oborre të shtëpive

Tom Hardy ka kthyer rrugët e lagjes së Londrës në skenë të filmave aksion.

Në fakt, aktori britanik ka ndjekur rrugëve hajdutin e mopedit të tij.


Dëshmitarët kanë thënë se Hardy u shndërrua në një hero të filmave aksion kur vrapoi nëpër oborre të shtëpive për të kapur hajdutin, transmeton Telegrafi.

Mediat raportojnë se 39-vjeçari ka kapur hajdutin duke e hedhur përtokë dhe pas kontrollimit, e ka dorëzuar te autoritet policore.

Ndryshe, aktori është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do të shfaqen gjatë fund vitit në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/