LAJMI I FUNDIT:

Todt rizgjidhet në krye të FIA-s, zyrtarizohet kalendari i Botërorit 2018

Todt rizgjidhet në krye të FIA-s, zyrtarizohet kalendari i Botërorit 2018

Jean Todt është rizgjedhur sot në krye të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), aty ku për herë të parë ka kandiduar dhe fituar në vitin 2009 dhe më pas u rizgjodh në vitin 2013.

Mandati i ardhshëm i francezit do të zgjasë deri në vitin 2021 dhe do të jetë i fundit, duke qenë se është i treti radhazi. Rizgjedhja e 71-vjeçarit ishte e pritshme, duke qenë se ishte kandidati i vetëm.


“Është e mahnitshme të kesh një mbështetje të tillë, ndaj dua të falënderoj të gjithë anëtarët e FIA-s. E shoh këtë rizgjedhje si një konfirmim të orientimit që FIA ka nën drejtimin tim dhe si një mbështetje për programin e nisur”, tha Todt.

Po sot, këshilli i FIA-s ka zyrtarizuar datat e garave të Botërorit 2018 në Formula 1. Ashtu si këtë vit, do të jenë 21 gara, të cilat do të nisin më 25 mars, në Australi dhe do të përfundojnë më 25 nëntor, në Abu Dhabi.

I vetmi ndryshim në kalendar është spostimi i garës së Rusisë nga maji në shtator. Gjatë mbledhjes janë miratuar edhe disa ndryshime në rregullore. /telesport/

Kalendari i garave të vitit 2018 në Formula 1

25 mars         – Australi (Melburn)
8 prill              – Bahrein (Bahrain)
15 prilk           – Kinë (Shangai)
29 prill            – Azerbajxhan (Baku)
13 maj            – Spanjë (Barcelona)
27 maj            – Monako (Montekarlo)
10 qershor     – Kanada (Montreal)
24 qershor     – Francë (Le Castellet)
1 korrik           – Austri (Spielberg)
8 korrik           – Britani e Madhe (Silverstone)
22 korrik        – Gjermani (Hockenheim)
29 korrik        – Hungari (Budapest)
26 gusht         – Belgjikë (Spa)
2 shtator        – Itali (Monza)
16 shtator      – Singapor (Singapor)
30 shtator      – Rusi (Sochi)
7 tetor            – Japoni (Suzuka)
21 tetor          – Amerikë (Austin)
28 tetor          – Meksikë (Mexico City)
11 nëntor       – Brazil (San Paolo)
25 nëntor       – Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dhabi)

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori