LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Titane” fiton ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës – për herë të dytë në histori, një regjisore femër merr çmimin kryesor

Filmi “Titane” fiton ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës – për herë të dytë në histori, një regjisore femër merr çmimin kryesor
Regjisorja e "Titane", Julia Ducournau fiton çmimin kryesor në Festivalin e Kanës (Foto: Valéry Hache, AFP)

Festivali i Filmit në Kanë përfundoi zyrtarisht me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në të cilën juria e konkursit të këtij viti emëroi filmat dhe shfaqjet më të mira të festivalit.

Spike Lee shërbeu si president i jurisë së bashku me regjisorin Mati Diop, Mylene Farmer, Maggie Gyllenhaal, Jessica Hausner, Mélanie Laurent, Kleber Mendonça Filho, Tahar Rahim dhe aktorin Song Kang-ho, shkruan IndieWire.


Në një fitore historike, Julia Ducournau fitoi çmimin kryesor të mbrëmjes “Palma e Artë” për filmin e saj “Titane”, të cilin Neon e publikon këtë vit. Kjo e bën atë regjisoren e dytë femër në historinë e festivalit 74-vjeçar që ka fituar çmimin kryesor të Festivalit të Filmit në Kanë, pas Jane Campion në vitin 1993 për filmin “The Piano”.

Traileri i filmit “Titane”

Meqenëse festivali i vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë, filmi i fundit që mori “Palmën e Artë” (çmimi kryesor i festivalit) ishte “Parasite” i Bong Joon Ho në vitin 2019 – një film që shkoi deri në “Oscars”.

Familja e Kryeministrit Kurti parakalon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë
Lexo po ashtu Familja e Kryeministrit Kurti parakalon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë

Juria e këtij viti e kishte shumë të vështirë për të zgjedhur, duke marrë parasysh që konkurruan filma nga emra të njohur si: Leos Carax, Wes Anderson, Julia Ducournau, Paul Verhoeven, Asghar Farhadi, Sean Baker, dhe shumë të tjerë.

Regjisorja e “Titane”, Julia Ducournau fiton çmimin kryesor në Festivalin e Kanës (Foto:Festival de Cannes/Instagram)

Siç është traditë, fituesit e mëdhenj të festivalit do të shfaqin filmat e tyre edhe një herë për ata që janë ende në Francë të dielën.

Filmi "Pa vend" nuk e fiton "Palmën e Artë" në Festivalin e Kanës
Lexo po ashtu Filmi "Pa vend" nuk e fiton "Palmën e Artë" në Festivalin e Kanës

Sivjet në Festivalin e Kanës konkurroi edhe filmi me produksion kosovar, “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta fitojë “Palmën e Artë” për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër (Në vend të tij, ky çmim shkoi për filmin “Tian Xia Wu Ya”).

Kasti i filmit “Titane” marrin ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës (Foto:Festival de Cannes/Instagram)

Kjo është lista e plotë e fituesve në Festivalin e Filmit në Kanë, edicioni i 74-të:

Çmimi kryesor “Palma e Artë”: “Titane”

Grand Prix: “A Hero” dhe “Compartment No. 6”

Çmimi i jurisë: “Ahed’s Knee” dhe “Memoria”

Aktorja më e mirë: Renate Reinsve, “The Worst Person in the World”

Aktori më i mirë: Caleb Landry Jones, “Nitram”

Regjisori më i mirë: Leos Carax, “Annette”

Skenari më i mirë: Ryusuke Hamaguchi, “Drive My Car”

Çmimi i Kamerës më të mirë: “Murina” nga Antoneta Alamat Kusijanović

Filmi më i mirë e metrazhit të shkurtër: Tian Xia Wu Ya by Tang Yi

Çmimi special i jurisë për filmin e metrazhit të shkurtër: “Ceu de Agosto” nga Jasmin Tenucci. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Kalo në kategori