LAJMI I FUNDIT:

Tina Fey dhe Amy Pohler do të prezantojnë “Golden Globes 2021” nga vende të ndryshme për shkak të situatës me COVID-19

Tina Fey dhe Amy Pohler do të prezantojnë “Golden Globes 2021” nga vende të ndryshme për shkak të situatës me COVID-19
Foto: Getty Images

Tina Fey dhe Amy Pohler do të prezantojnë “Golden Globes 2021” së bashku nga anët e kundërta të vendit mes pandemisë së coronavirusit.

Reklama

Edicioni i radhës i “Golden Globes” për herë të parë, do të mbahet në një mënyrë më ndryshe.

Megjithëse detajet ende duhet të përpunohen, Fey do të shfaqet drejtpërdrejt në New York ndërsa Poehler nga Beverly Hills, Kaliforni.

Foto: Getty Images

‘Hollywood Foreign Press Association’ shpalli planin e guximshëm të martën duke theksuar se është një përpjekje e mëtejshme për të mbajtur të sigurt prezantuesit dhe marrësit e çmimeve gjatë pandemisë.

Fey dhe Poehler, të cilët kanë mirëpritur “Golden Globes” së bashku në të kaluarën, janë përzgjedhur edhe këtë herë.

Të gjitha lajmet nga Golden Globes
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Golden Globes

Megjithatë, ato do të detyrohen ta bëjnë këtë pa u shfaqur në të njëjtën skenë së bashku.

Fey do të presë nga Rainbow Room në New York, gjersa Poehler do të jetë në shtëpinë e zakonshme të Globes në Beverly Hills.

Pritet që të nominuarit po ashtu të shfaqen nga vendet e ndryshme përreth botës.

Foto: Variety

Siç qëndron, ceremonia tashmë është ndikuar shumë nga pandemia e COVID-19.

Në qershor, ‘Hollywood Foreign Press Association’ njoftoi se po shtynte ceremoninë për gati dy muaj.

“Golden Globes” janë planifikuar të mbahen më 28 shkurt. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Efi Dhedhes flet për sherrin me Zhaklin Lekatarin në prapaskenë gjatë një spektakli të Big Brother VIP Albania

Efi Dhedhes flet për sherrin me Zhaklin Lekatarin në prapaskenë gjatë një spektakli të Big Brother VIP Albania

Magazina
Titrimi shqip-shqip i serialit

Titrimi shqip-shqip i serialit "Rrushe" shkakton një valë me 'meme' interesante dhe video qesharake në rrjetet sociale

Magazina
Mbrëmje e paharrueshme për Uzunin, pas ngjitjes në La Liga - futbollisti shqiptar propozon për martesë partneren në mes të fushës

Mbrëmje e paharrueshme për Uzunin, pas ngjitjes në La Liga - futbollisti shqiptar propozon për martesë partneren në mes të fushës

Magazina
Anwar Hadid shihet i mërzitur rrugëve të New Yorkut pak ditë pas mesazheve thumbuese ndaj Dua Lipës dhe të dashurit të saj të ri

Anwar Hadid shihet i mërzitur rrugëve të New Yorkut pak ditë pas mesazheve thumbuese ndaj Dua Lipës dhe të dashurit të saj të ri

Magazina
Ronela Hajati shpallet fituese e edicionit të 20-të të

Ronela Hajati shpallet fituese e edicionit të 20-të të "Netët e Klipit Shqiptar"

Magazina
Rina Balaj ekspozon format joshëse në imazhet e reja në bikini

Rina Balaj ekspozon format joshëse në imazhet e reja në bikini

Magazina
Kalo në kategori