eksperti-banner

Ajo u bë e njohur për audiencën e gjerë përmes duetit me reperin 2 Ton.

Bëhet fjalë për rep-artisten Tika, e cila tashmë duket se ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.


Tika ka zgjedhur që të nënshkruajë kontratë me Sony Music, duke sjell kështu projektin e parë si pjesë e tyre.

tikabehrami 126931742 809353012963889 1287699396950309063 n (Foto: Instagram)

"Si une" mban titullin projekti muzikor, i cili është i pari që erdhi si rrjedhojë e bashkëpunimit me kompaninë.

Vlen të përmendet se kënga është pritur mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së saj, duke shpërthyer kështu me komente pozitive. /Telegrafi/