LAJMI I FUNDIT:

Tifozëve të Arsenalit do t’iu pëlqej përgjigja e Wenger kur iu kërkua francezit të tregojë lojtarin më të mirë që ka stërvitur

Tifozëve të Arsenalit do t’iu pëlqej përgjigja e Wenger kur iu kërkua francezit të tregojë lojtarin më të mirë që ka stërvitur

Arsene Wenger padyshim që është njëri nga legjendat më të mëdha të klubit anglez Arsenal.

Trajneri francez qëndroi te londinezët për 22 vite në postin e të parit të shtabit teknik ku fitoi 17 trofe, përfshirë tre tituj të kampionit në Angli.


73-vjeçari tani punon si drejtor i zhvillimit të futbollit në FIFA, por ai është rikthyer për të folur për kohën sa ishte trajner.

Wenger është pyetur për lojtarin më të mirë që ka stërvitur gjatë karrierës së tij, pyetje që e ka vendosur në vështirësi francezin.

Ish-trajneri i AS Cannes, ASNancy, AS Monaco, Nagoya Grampus e Arsenal ka dhënë dy emra që janë më të mirët që ka stërvitur, përgjigje që i ka pëlqyer tifozëve të Arsenalit.

“Hm, epo kisha në skuadër futbollistë si Denis Berkamp, Thierry Henry… e shumë të tjerë”,tha Wenger për Bein Sports.

“Nuk e di. E dini sepse është gjithmonë e vështirë ta zgjedhësh vetëm një futbollist”.

“Do të thoja se Denis Berkamp dhe Thierry Henry janë futbollistët më të mirë që kam trajnuar”, deklaroi Wenger.

Tutje trajneri francez tha se dyshja në fjalë Berkamp e Henry e bën njëri tjetrin më të mirë.

“Henry dhe Berkamp e kanë bërë njëri tjetrin më të mirë duke luajtur së bashku dhe jam me fat që kam pasur në skuadër dy futbollistë të tillë”, deklaroi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori