LAJMI I FUNDIT:

Tifozët po thonë se Yaya Toure ka kurdisur shortin e Ligës së Kampionëve

Tifozët po thonë se Yaya Toure ka kurdisur shortin e Ligës së Kampionëve

Tifozët po thonë se Yaya Toure “kurdisi” shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në favor të Tottenhamit.

Ish-mesfushori ikonë i Ligës Premier ishte gati për të shpërndarë topat në ngjarjen e UEFA-s të së enjtes në Stamboll.


Ish-ylli i Barcelonës dhe Man City tani është një trajner i të rinjve me Spurs.

Shorti i Ligës së Kampionëve – ‘Grupi i vdekjes’ përbëhet nga Bayern Munich, Barcelona dhe Interi
Lexo po ashtu Shorti i Ligës së Kampionëve – ‘Grupi i vdekjes’ përbëhet nga Bayern Munich, Barcelona dhe Interi

Dhe londinezët përfunduan me grupin ndoshta më të mirë të shortit, duke rënë në grup me Eintracht Frankfurt, Sporting Lisbonën dhe Marseillen.

Kjo bëri që tifozët e futbollit të vërshojnë Twitterin me pretendime qesharake se Toure në një farë mënyre e kurdisi shortin në favor të Spurs.

Njëri tha: “Yaya Toure duke na nxjerrë grupin më të lehtë të mundshëm që Harry Kane të fitojë trofeun e tij të parë të Ligës së Kampionëve”.

Një tjetër deklaroi: “Yaya Toure tashmë një legjendë e Tottenhamit në librin tim”.

Njëri bëri shaka: “A nuk bëri një punë të shkëlqyer Yaya Toure i Tottenhamit?”.

Një tjetër shtoi: “Toure sapo manipuloi UCL-në para gjithë botës. Një grup i Ligës së Evropës në UCL”.

Liga e Kampionëve 2022/23: Top klube, shumë yje të futbollit dhe miliona euro për pjesëmarrësit
Lexo po ashtu Liga e Kampionëve 2022/23: Top klube, shumë yje të futbollit dhe miliona euro për pjesëmarrësit

Njëri tha: “Tottenham me Frankfurt, kaq me fat. Yaya manipulon shortin”.

Toure sigurisht që nuk u tërhoq nga deklarimi i mbështetjes së tij për Tottenhamin përpara se të realizonte shortin.

Duke folur në skenë, tre herë fituesi i Ligës Premier tha: “Do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar Tottenhamin”.

“Ata janë fantastikë në klub. Ndihem sikur i përkas një familjeje. Është e jashtëzakonshme ajo që ata kanë bërë për mua”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori