LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Interit me banderol lamtumirëse për Maldinin

Tifozët e Interit me banderol lamtumirëse për Maldinin

Sot (e diel) është ndarë nga jeta legjenda e Milanit, Cesare Maldini.

Ish-futbollisti dhe trajneri i Rossonerëve ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare. Ai me klubin italian kishte fituar katër kampionate dhe një Ligë të Kampionëve.


Ky lajm preki të gjithë botën e sportit, posaçërisht atë italian.

Kjo është një nga ato rastet ku kufijtë e rivalitet nuk vlejnë dhe të gjithë bashkohen me dhimbjen për humbjen e një njeriu të madh.

Edhe tifozët e Interit gjatë ndeshjes ndaj Torinos kanë hapur një banderolë lamtumirëse për legjendën e Milanit dhe të Kombëtares së Italisë.

Udhëtim të mbarë Cesare, burrë i vërtet i një futbolli të vërtetë”, shkruante në banderolën e Curva Nord. /Telegrafi/

12920452_1000747823346664_5068808064164549421_n