Tifozët e Barcës në stadium iu gëzuan shumë golit të De Ligt dhe eliminimit të Juves


Barcelona tashmë është një prej skuadrave gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Kataluansit me rezultat të përgjithshëm prej 4-0 (1-0) kanë eliminuar skuadrën angleze të Manchester United.
Por, duket se tifozët e klubit katalunas mendjen e kishin edhe te rezultati i ndeshjes mes Juventusit dhe Ajaxit.
Ekipi holandez arriti të jetë më e suksesshme se skuadra italiane duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3-2 (1-1).
Megjithatë ajo që e bëri të veçantë ishte momenti kur në të 70 minutë në Camp Nou u bë e ditur se Matthijs de Ligt shënoi gol në Torino ndaj Juventusit, që i dha kualifikimin skuadrës holandeze.

Nga
Telegrafi
17/04/2019





































