LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Arsenalit nuk mund ta besojnë se sa paguhet Caicedo te Brightoni

Tifozët e Arsenalit nuk mund ta besojnë se sa paguhet Caicedo te Brightoni

Moises Caicedo mund të jetë rrugës për në Arsenal dhe fansat nuk mund ta besojnë se sa paguhet ai në Brighton aktualisht.

Të gjithë aktualisht do të donin një rritje page, veçanërisht me krizën e kostos së jetesës për momentin, kur bota është e pushtuar nga një inflacion i paparë.


Sipas raportimeve, Caicedo paguhet vetëm 20 mijë euro, shumë më poshtë mesatares së pretenduar prej 60 mijë eurosh në javë në Ligën Premier.

Me një veprim të papritur, Caicedo i dërgon letër të hapur Brightonit
Lexo po ashtu Me një veprim të papritur, Caicedo i dërgon letër të hapur Brightonit

Kuptohet, duke pasur parasysh talentin e tij të jashtëzakonshëm, fansat nuk mund të besonin se ai po merr një pagë kaq të vogël në krahasim me pjesën tjetër të lojtarëve në elitën e futbollit anglez.

“Brighton nënshkroi Caicedo për nën 10 milionë euro dhe e paguan atë sikur të ishte lojtar i akademisë. Tani ata duan afër 90 milionë për të. Nëse e vlerësonit aq shumë lojtarin, pse nuk i ofruat atij një marrëveshje të re me pagë më të mirë gjatë verës”, pyeti një tifoz.

Analiza e Mikel Artetas përmes një videoje tregon më së miri dallimin mes Arsenalit dhe Manchester United
Lexo po ashtu Analiza e Mikel Artetas përmes një videoje tregon më së miri dallimin mes Arsenalit dhe Manchester United

“Problem i madh për Caicedon është fakti se ai paguhet sikurse të ishte lojtar i grupmoshave U21. Brighton mund të shkatërrojë karrierën e tij pa asnjë pendim”, u ankua një tifoz i Arsenalit .

Kishte disa që besonin se 21-vjeçari paguhet vetëm pesë mijë euro në javë, gjë që çoi në disa nga komentet, si për shembull një mbështetës tjetër i Gunners, i cili tha: “Caicedo fiton të njëjtën pagë si elektricistët. Te Brightoni janë kriminelë”.

Një tjetër sugjeroi që lojtari të përdorte ofertën e refuzuar në favor të tij, duke potencuar: “Nëse Brighton refuzon të shesë Caicedon këtë janar, ai duhet të kërkojë mbi 50 mijë euro pagë në javë prej tyre. Nuk ka asnjë mënyrë që të vlerësoni një lojtar mbi 65 milionë dhe i paguni atij 20 mijë euro në javë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori