LAJMI I FUNDIT:

Analiza e Mikel Artetas përmes një videoje tregon më së miri dallimin mes Arsenalit dhe Manchester United

Analiza e Mikel Artetas përmes një videoje tregon më së miri dallimin mes Arsenalit dhe Manchester United

Një video magjepsëse që tregon Mikel Artetën duke folur për mënyrën se si ai dëshiron që krahët e ekipit të marrin topin është shfaqur pas fitores së Arsenalit ndaj Manchester United.

Fitorja e madhe e Arsenalit kundër United i vendosi ata pesë pikë përpara në krye të Ligës Premier me një ndeshje më pak.


Goli fitues i Eddie Nketiah në minutën e 90-të në Emirates ishte padyshim vendimtar, pasi rezultati në ato momente ishte 2-2.

A ishte pozicion jashtë loje dhe përse kamerat e Sky Sports nuk e vizualizuan Zinchenkon në golin e fitores së Arsenalit
Lexo po ashtu A ishte pozicion jashtë loje dhe përse kamerat e Sky Sports nuk e vizualizuan Zinchenkon në golin e fitores së Arsenalit

Por, më meritoi për këtë formë është padyshim Arteta, pasi ka krijuar një ekip me jo shumë mera të njohur dhe ka ringjallur disa lojtarë në formë.

Mënyra se si ai ka transformuar ekipin e Arsenalit nuk është asgjë më pak se mrekulli.

Kjo mund të shihet në një klip magjepsës që është shfaqur pas fitores së tyre ndaj Djajve të Kuq.

Akuza se Liga Premier është kurdisur në favor të Arsenalit
Lexo po ashtu Akuza se Liga Premier është kurdisur në favor të Arsenalit

Videoja shfaq Artetën duke shpjeguar se si dëshiron që lojtarët e tij të lëvizin me top, sidomos nga krahët e sulmit.

“Nuk më pëlqen të krijoj vija mes lojtarëve që shkojnë më lartë”, shpjegon Arteta.

“Pse? Sepse mbrojtësi i krahut i bllokon kështu lojtarit në sulm lëvizjen. Mbrapa e tij është te porta. Ai nuk mund ta përparojë lojën. Gjithmonë është dikush mbrapa që mbulon gabimin e tij. Ai nuk mund të luajë përpara”.

Antony përshkruhet si futbollist në YouTube
Lexo po ashtu Antony përshkruhet si futbollist në YouTube

Ndërsa Arteta po shpjegon se si nuk dëshiron që skuadra e tij të luajë, videoja tregon klipe të sulmeve të Man United kundër Arsenalit me Antony që merr topin me shpinë nga porta.

Më pas shfaqen disa video të sulmit të Arsenalit në ndeshjen e së dielës me Sakan që merr topin në një pozicion shumë të rrezikshëm teksa vrapon drejt portës.

“Kur e bëni kështu, këndet që krijoni, ju gjithmonë e merrni topin kështu”, vazhdon Arteta. /Telegrafi/