LAJMI I FUNDIT:

Akuza se Liga Premier është kurdisur në favor të Arsenalit

Akuza se Liga Premier është kurdisur në favor të Arsenalit

Tifozët e Manchester United kanë pohuar se Liga Premier është kurdisur në favor të Arsenalit, pas dy vendimeve të kushtueshme në barazimin 1-1 të së mërkurës mbrëma në Crystal Palace.

Scott McTominay iu mohua një penallti dhe mesfushori i tij i Djajve të Kuq,  Casemiro, do të humbasë udhëtimin e së dielës ndaj Topçinjve, pasi mori kartonin e tij të pestë.


Këto dy momente ndezën disa akuza të çuditshme në mediat sociale pasi United humbi fitoren që do t’i kishte vënë ata të dytët në tabelë.

Goditja e pakujdesshme e Casemiro ndaj rrezikshëm të Eagles Wilfried Zaha i dha mesfushorit të United atë që mund të ishte një karton i verdhë i shtrenjtë.

Sugjerimi më i çuditshëm ishte: “Ata kanë manipuluar ligën që Arsenali të fitojë. Çfarë lige e turpshme është kjo, Liga Premier nuk e meriton Manchester Unitedin”.

Eksperti i gjyqtarëve të SunSport dhe ish-gjyqtari i Ligës Premier, Mark Halsey beson se McTominay duhej të merrte një penallti.

Por zyrtari i VAR-it, Neil Swarbrick nuk pranoi të ndërhynte pasi mendonte se gjyqtari Robert Jones nuk kishte bërë një gabim të qartë dhe të dukshëm.

Shumë tifozë të Man Utd ishin të bindur se kjo sfidë nga Chris Richards e Palace ndaj Scott McTominay duhet të kishte sjellë një goditje nga pika.

Megjithatë, shumica e tifozëve të United duket se ishin dakord që Casemiro e meritonte kartonin e verdhë pasi goditi Wilfried Zahan me një ndërhyrje të pamatur.

Dhe shumë vëzhgues sugjeruan se mund të kishte qenë lehtësisht një karton i kuq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori