E kryer, Emiliano Martinez te Chelsea

Chelsea dhe Aston Villa kanë arritur marrëveshje për transferimin e Emiliano Martínezit, me portierin argjentinas që pritet të vazhdojë karrierën në “Stamford Bridge”.
Sipas raportimeve të Matt Law të The Telegraph, marrëveshja është arritur për 8.7 milionë euro, ndërsa transferimi do të jetë i përhershëm.
Lajmin e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili ka përdorur formulën e tij të famshme:
“Chelsea ka arritur marrëveshje verbale për transferimin e Emiliano Martínez, HERE WE GO!”, shkroi ai.
🚨💣 BREAKING: Chelsea reach verbal agreement to sign Emiliano Martínez, HERE WE GO! 🔵🇦🇷
Club to club agreement with Aston Villa on fee worth £7.5m for permanent move.
Dibu gave green light to #CFC yesterday and clubs agreed on terms today, as @TeleFootball reported. pic.twitter.com/YXs62PwB2s
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 27, 2026
Martínez pritet të marrë menjëherë rolin e portierit të parë të Chelseat, me klubin londinez që ka vendosur të ndërhyjë në këtë repart pas paraqitjes së Robert Sánchez në ndeshjen hapëse të sezonit në Ligën Premier ndaj Fulhamit.
Për Martínezin bëhet fjalë për një lëvizje të rëndësishme në karrierë. Argjentinasi është një prej portierëve më të njohur në Ligën Premier dhe ka luajtur rol të rëndësishëm edhe me përfaqësuesen e Argjentinës, me të cilën është shpallur kampion bote.
Marrëveshja tani pritet të formalizohet, me Martínezin që do t’i bashkohet Chelseat si lojtar i përhershëm. /Telegrafi/











































