LAJMI I FUNDIT:

“Ti Barabartë Unë” gëzon edhe këtë vit personat me nevoja të veçanta, yjet e estradës takohen me fansat e tyre specialë

“Ti Barabartë Unë” gëzon edhe këtë vit personat me nevoja të veçanta, yjet e estradës takohen me fansat e tyre specialë
Foto: Ti Barabartë Unë/Facebook

Projekti ‘’Ti Barabartë Unë’’ edicionin e 5-të 3 Dhjetorin do ta shënojë me një videoklip ku do të jenë pjesëmarrës këngëtarë si: Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, Genta Ismajli, Nora İstrefi, Dhurata Dora, Tayna, 2Ton, Besnik Qaka NRG Band, Capital T, Majk dhe moderatori Labinot Gashi, të cilët do të jenë të shoqëruar nga persona me aftësi të kufizuara duke dhënë mesazhe përkrahëse për këtë kategori personash.

Organizatori i projektit, Shemsedin Sajhadi, thekson faktin se qëllimi i projektit në veçanti të videoklipit është sensibilizimi i shoqërisë, integrimi i personave me aftesi të kufizuar si dhe socializimi i tyre me personazhe publike të cilët dëshirojnë gjithmonë t’i takojnë idhujt e tyre nga afër.


Sajhadi shton se gjatë xhirrimeve artistët pjesëmarrës dhe personat me aftësi të kufizuar kanë kaluar çaste shumë të këndshme ku këta persona janë ndarë aq të kënaqur me rastin e takimit me idhujt e tyre sa që ka pasë interesim shumë të madh që të jenë të inkuadruar edhe shumë persona tjerë nga qytete të ndryshme. Duke qenë se minutazha e videoklipit është e kufizuar, është vendosur vetëm me 10 artistë, dhe personat me aftësi të kufizuar janë të përfshire nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Shemsedin Sajhadi (Foto: Shemsedin Sajhadi/Facebook)

Videoklipi i realizuar do të lansohet më 3 dhjetor 2018 në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ku artistet pjesëmarrës dhe personat me aftësi të kufizuar, japin mesazhe përkrahëse për këtë kategori personash.

Ky klip do të lansohet në faqen e projektit ‘’Ti Barabarte Une’’ në Facebook, ndersa në YouTube përmes kanalit ‘’ArkivaShqip”, ku të gjitha përfitimet e klikimeve do t’iu dhurohen personave me aftësi të kufizuar. Ky klip gjithashtu do të jepet premierë edhe në ‘’ABİ Çarshia’’, në Prizren.

Me një shpërndarje të videoklipit dhe klikimm qytetarët do të jenë në gjendje të kontribuojnë personave me aftësi të kufizuar.

Sajhadi tregon se rrjedha e realizimit te videoklipit ka shkuar ashtu qysh është planifikuar duke inkuadruar yjet më të mëdhenj të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Kalo në kategori