LAJMI I FUNDIT:

Thyerja dashurore: Ekziston miqësia pas dashurisë?

Thyerja dashurore: Ekziston miqësia pas dashurisë?

Nuk përfundojnë të gjitha dashuritë, lidhjet dhe martesat me ndarje të dhembshme. Në disa raste, ish-partnerët nuk është e thënë të bëhen armiq. A mund të mbeten (të bëhen) miq?

Para se të dëshironit të mbanit ish-partnerin si mik, mendoni se çka mund të humbni me këtë ndarje.


Herë-herë rruga deri te dashuria e re çon nëpër dështime martesore, transmeton Telegrafi.

Ky është një vendim mjaft i komplikuar, për shkak së kërkon pajtueshmëri ndërmjet të dyja palëve. Në njërën anë jeta mund të jetë e përsosur edhe pas ndarjes, në anën tjetër ish-i dashuri juaj mund të bëjë më shumë dëme sesa dobi.

Në shumicën e rasteve përgjigja është pozitive, d.m.th. mund të ketë miqësi edhe pas mbarimit të lidhjes mes jush.

6d291d2c88feca9b9e56

Pas të gjithave është diçka shumë e lehtë dhe ju të dy e njihni dhe e kuptoni njëri-tjetrin shumë mirë, prandaj nuk mund të ketë probleme. Por, në të njëjtën kohë ju do të kujtoni lidhjen që keni pasur më herët dhe kjo mund të mos ju bëjë mirë.

Të dy mund ta njihni njëri-tjetrin shumë, por ai lloj raporti mes jush nuk do të kthehet më kurrë. Është një ndërtim i ri i një lidhjeje miqësore nga fillimi.

Duhet të mendoni disa gjëra para se të kaloni në një marrëdhënie të tillë. Nëse keni pasur një lidhje ku të dy jeni ndier sikur miq, kjo do të jetë më e lehtë. Madje mund ta konsideroni njëri-tjetrin edhe si familjar.

Kjo ndodh edhe nëse ju jeni ndarë me dëshirën e të dyve. D.m.th. ju të dy ndiheshit sikur kjo lidhje që keni pasur më herët nuk ju ka bërë të lumtur aq sa duhet asnjërin nga ju.

Ndarjet e tilla me pajtimin e të dyja palëve janë ato që më së lehti kthehen në miqësi. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori