LAJMI I FUNDIT:

Thuram festoi si Lukaku, por Lautaro ia ndalon një gjë të tillë: Mos e bëj më këtë

Thuram festoi si Lukaku, por Lautaro ia ndalon një gjë të tillë: Mos e bëj më këtë

Interi ka marrë një fitore të madhe teksa ka mposhtur Fiorentinën me rezultat të thellë 4-0.

Transferimi i ri i Interit, sulmuesi francez Marcus Thuram ka gjetur golin e parë me Neroazzurët në këtë sfidë, teksa edhe kapiteni Lautaro Martinez shkëlqeu me dy gola të tjerë.


Megjithatë një gjë interesante ndodhi në momentin që Lautaro realizoi golin e tij, ku Marcus Thuram filloi të festonte në një mënyrë të veçantë, që e bënte Lautaro më parë.

Thuram festoi njësoj si Lautaro që e bënte me Lukakun, por ai nuk e mori përgjigjen e pritur nga ylli argjentinas.

Kapiteni i Interit ia bëri me gisht francezit që mos ta bënte më një festim të tillë dhe ai për DAZN më vonë tregoi arsyen.

“A e imitoi Thuram festën me Lukakun? Nuk festoj më kështu”, tha fillimisht Lautaro me gazetarët që vazhduan t’i bëjnë pyetje për Lukakun.

“Pse nuk e ndiqni Lukakun më në Instagram? Thuram është një lojtar i madh, ashtu si Arnautovic dhe Alexis. Jam i lumtur që luaj me ta. A shmangni përgjigjes në pyetjen kryesore? Po (qesh)”, deklaroi kapiteni i Interit.

Inter është në krye të tabelës së bashku me Milanin me nëntë pikë të grumbulluara pas tre ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori