Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka zbuluar se Zlatan Ibrahimovic njëherë e futi Gennaro Gattuson në një kosh të plehrave, ndërsa dyshja ishin shokë skuadre te Milani.

Në sezonin 2010/11, të tre lojtarët luajtën për gjigantin e Serie A, me ish-mesfushorin e Italisë që u largua për në FC Sion dymbëdhjetë muaj më vonë.

Në atë kohë, pak lojtarë do të kishin guxuar të sfidonin zemërimin e Gattusos, por çuditërisht, Ibrahimovic nuk u frikësua aspak nga bashkëlojtari i tij veteran.

Ylli aktual i Chelseat, Silva, i cili gjithashtu luajti së bashku me sulmuesin suedez te PSG, një herë tregoi se si 40-vjeçari u hakmor ndaj shokut të tij të vjetër, pas një sërë përplasjesh në fushën e stërvitjes.

Reklama

“Protagonisti i kësaj historie është Zlatan Ibrahimovic”, ka zbuluar fillimisht Silva për faqen Football Italia.

Reklama

“Një ditë, gjatë një seance stërvitore, Gattuso kaloi gjithë mëngjesin duke ngacmuar Zlatanin. Ai po e provokonte atë dhe Zlatan e mori shtruar pa thënë asgjë. Në fakt hakmarrja e tij do të vinte më pas”.

“Rino Gattuso dhe Zlatan u takuan përsëri në dhomën e zhveshjes pas stërvitjes, dhe Ibra e ngriti lartë atë, e ktheu dhe e hodhi në kosh të plehrave!”.

Fotomontazh: Ibra duke hedhur Gattuson në koshin e plehrave

“Ishte çmenduri, të gjithë filluam të qeshnim duke menduar për fytyrën e Gattusos. Të betohem, nuk mund të ndaloja së qeshuri për një javë”, përfundoi braziliani.

Reklama

Ibrahimovic tani është rikthyer në Milan për periudhën e tij të dytë me klubin, duke bërë përshtypje të mëdha deri më tani – pavarësisht se ishte fare në fund të karrierës së tij si lojtar.

Reklama

Ibra dhe Gattuso ishin miq të mirë

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester United ka shënuar 28 gola në 43 ndeshje që nga kthimi në San Siro vitin e kaluar, duke forcuar statusin e tij si një nga shënuesit më të mëdhenj të Serie A.

Ndërkohë, Gattuso ka hyrë në zejen e trajnerit, një dekadë pas incidentit famëkeq të shportës së plehrave. Pasi kishte menaxhuar Napolin dhe ish-klubin Milan, fituesi i Kupës së Botës 2006 u lidh me një lëvizje te Tottenham në verë – gjë që përfundimisht nuk u realizua. /Telegrafi/

Reklama