LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një person është sulmuar fizikisht me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Kosovë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshje verbale që viktima kishte pasur me dy të dyshuar të panjohur.


Rasti në polici është hapur si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Fushë Kosovë 20.07.2022 – 21:25. Viktima mashkull kosovar njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar të panjohur me ç’rast ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është  nën hetime. /Telegrafi/