LAJMI I FUNDIT:

‘Themelohet’ partia e re “O Sa Mirë”

‘Themelohet’ partia e re “O Sa Mirë”
Foto: O Sa Mirë/Instagram

“O Sa Mirë” është seriali që ndër vite ka shoqëruar shikuesit me batuta interesante nga aktorët komikë më të mirë.

Ngjarja e cila në pah vinte studentët e dobët të një kolegji universitar, duket se tashmë është një kapitull i përmbyllur, pasi rrjedha e serialit në këtë kontekst ka përfunduar.


Ata tashmë janë shndërruar në parti, në partinë e ashtuquajtur “O Sa Mirë”.

Veprimtaria e tyre humoristike do të shtrihet në kontekstin e partisë tashmë, dhe në një skenë të improvizuar, ata kanë realizuar sot “konferencën e tyre të parë për media”.

Reagojnë "O Sa Mirë" për paraqitjen e aktorëve në debatin politik: Ata nuk na përfaqësojnë ne, shkuan pa marrë leje në emision
Lexo po ashtu Reagojnë "O Sa Mirë" për paraqitjen e aktorëve në debatin politik: Ata nuk na përfaqësojnë ne, shkuan pa marrë leje në emision

Ka qenë vet faqja zyrtare e “O Sa Mirë” në Instagram, ajo e cila ka publikuar një fotografi të aktores Adriana Matoshi, që në “O Sa Mirë” njihet si ‘Sasa’, dhe në kontekstin e ri të serialit tashmë do të ketë rolin e zëdhënësen së partisë.

“Urime Kosovë Partia OSM…Së shpejti edhe me plan-program për të mirën e Kosovës…O Sa Mire… Bohet mirë”, thuhet në njoftimin zyrtar të “O Sa Mirë”.

Kjo parti, e cila konsiderohet të ketë planprogramin më të mirë për Kosovë, i ka bërë ftesë për aderim edhe ish-presidentit Barack Obama, presidentit rus, Vladimir Putin dhe aktorit amerikan, Bruce Willis, ndërkohë ata që dëshirojnë të aderojnë në këtë parti duhet të paguajnë vetëm 50 cent.

Zgjedhjet 2019 në Kosovë do të mbahen më 6 tetor, teksa mbetet të shihet se si “O Sa Mirë” kanë vendosur të ironizojnë në sezonin e ri, me numrin e madh të partive politike në vend. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
E dashura e Lando Norris merr tërë vëmendjen duke pozuar në bikini, pas fitores së tij në Miami

E dashura e Lando Norris merr tërë vëmendjen duke pozuar në bikini, pas fitores së tij në Miami

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori