LAJMI I FUNDIT:

“Më thanë se trofetë nuk fitohen me fëmijë, ky ishte më i veçanti në karrierë” – emocionet e Jurgen Klopp pas fitores ndaj Chelseat

“Më thanë se trofetë nuk fitohen me fëmijë, ky ishte më i veçanti në karrierë” – emocionet e Jurgen Klopp  pas fitores ndaj Chelseat

“Në karrierën time më shumë se 20-vjeçare si trajner, ky është trofeu më i veçantë që kam fituar”, ka thënë menaxheri i Liverpooli, Jurgen Klopp pas triumfit të Reds në finalen e EFL Cup.

Lojtarët e Liverpoolit fituan ndaj Chelseat 1-0 në finale në stadiumin Ëembley pas vazhdimeve.


Çështjen e fituesit e ka zgjidhur Virgil van Dijk me gol në minutën e 118-të dhe për Liverpoolin ishte titulli i dhjetë rekord.

Klopp fitoi trofeun me shumë të rinj në fushë pasi nuk mund të llogariste për shkak të dëmtimeve te Alisson Becker, Mohamed Salah, Darëin Nunez, Trent Alexander-Arnold, Joel Matip, Diogo Jota, Thiago Alcantara, Curtis Jones dhe Dominik Szoboszlai.

“Më thanë se trofetë nuk fitohen me fëmijë. Në më shumë se 20 vjet karrierën time si trajner, ky është trofeu më i veçantë që kam fituar”.

“Ndonjëherë më pyesin nëse jam krenar për këtë apo atë, do të doja të ndihesha më shpesh krenar, por sot isha krenar për absolutisht gjithçka”, ka thënë Klopp.

Specialisti gjerman u dha një mundësi Jayden Danns (18), James McConnell (19), Bobby Clark (19), Conor Bradley (20), Harvey Elliott (20), Jarell Quansah (21) dhe Ryan Gravenberch (21).

“Duke parë fytyrat e fëmijëve si Danns pas një ndeshje, ju mund të krijoni histori në futboll që askush nuk do t’i harrojë kurrë. Kjo ishte një histori e tillë sonte, e lojtarëve të akademisë që do të përballeshin me një ekip të madh dhe do të fitonin”.

“Kjo ishte kaq e veçantë. I patë rrethanat, ne kishim probleme para ndeshjes. Gjatë lojës ato u bënë edhe më të mëdha. Sonte është një natë që nuk do ta harroj kurrë dhe, nëse askush tjetër nuk e sheh kështu, nuk ka problem. Për mua është me të vërtetë një kujtim i bukur përgjithmonë”, përfundoi Klopp.

Ky është trofeu i parë i Liverpoolit këtë sezon dhe ata janë në kërkim të tre të tjerëve. Reds kryesojnë Ligën Premier me 60 pikë përpara Manchester City me 59 dhe Arsenal me 58 pikë.

Ata janë në garë edhe në FA Cup dhe në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Serie A
Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori