LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Fitore e rëndësishme në luftën për mbijetesë

Thaçi: Fitore e rëndësishme në luftën për mbijetesë

Malisheva ka arritur një fitore të madhe pasi ka mposhtur Ulpianën me rezultat të ngushtë 1-0.

Goli i Ronald Sobowales ka qenë vendimtar për t’i dhuruar tri pikët skuadrës së drejtuar nga trajneri Arsim Thaqi.


I pari i shtabit teknik të Malishevës ka folur pas kësaj fitore, duke thënë se do të jetë një ndihmesë në luftën për mbijetesë.

“Është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme. Ulpiana bëri një lojë të mirë dhe na vuri në vështirësi”.

Malisheva triumfon ndaj Ulpianës, hap i madh në luftën për mbijetesë
Lexo po ashtu Malisheva triumfon ndaj Ulpianës, hap i madh në luftën për mbijetesë

“Kemi pasur shumë raste shënimi të cilat nuk i konkretizonim. Kemi marrë tri pikë të rëndësishme për të qenë më të qetë në vazhdimin e kampionatit”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të stërvitemi që të marrim sa më shumë pikë dhe ta sigurojmë mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll”, u shpreh Thaçi.

Pas kësaj fitore, Malisheva ngritët në vendin e gjashtë në tabelë me 37 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/