LAJMI I FUNDIT:

Tevez, Oscar, Fellaini, Hulk: Top 10 lojtarët më të paguar në historinë e Superligës së Kinës


Kaq shumë emra të profilit të lartë në futbollin botëror që vendosën të kalojnë në Superligën Kineze në dekadën e fundit.

Reklama

Carlos Tevez ishte një nga emrat e parë të mëdhenj që bëri këtë lëvizje, me Shanghai Shenhua që fitoi garën për nënshkrimin e tij.

Një vit më vonë, Shanghai SIPG theu rekordin e transferimeve aziatike për të nënshkruar me asin brazilian, Oscar.

Oscar nuk kishte arritur as kulmin e tij dhe ishte mbresëlënës për Chelsean kur bëri lëvizjen prej 67 milionë funtesh.

Hulk, Ezequiel Lavezzi dhe Stephan El Shaarawy janë emra të tjerë të mëdhenj që kanë bërë transferimin në Kinë.

Pra, pse këta lojtarë vendosën të transferoheshin në Kinë?

Një arsye e madhe për të bërë këtë lëvizje ishin shumat e pabesueshme të parave që iu paguan.

Liga ishte e dëshpëruar për të tërhequr lojtarët më të mirë të botës dhe kështu klubet u paguanin atyre paga të larta për t’i bindur ata që të bëheshin pjesë e tyre.

Daily Star tani ka emëruar 10 lojtarët më të paguar në historinë e ligës dhe shifrat janë vërtet të çmendura:

10# Marouane Fellaini – 205,000 £ në javë (Shandong Luneng)

9# Eder – 213,000 £ në javë (Jiangsu)

8# Paulinho – 230,000 £ në javë (Guangzhou Evergrande)

7# Stephan El Shaarawy – 247,000 £ në javë (Shanghai Shenhua)

6# Graziano Pelle – 263,000 £ në javë (Shandong Luneng)

5# Hulk – 320,000 £ në javë (Shanghai SIPG)

4# Cedric Bakambu – 341,000 £ në javë (Beijing Guoan)

3# Oscar – 500,000 £ në javë (Shanghai SIPG)

2# Carlos Tevez – 634,615 £ në javë (Shanghai Shenhua)

1# Ezequiel Lavezzi – 798,000 £ në javë (Hebei China Fortune)

Këto shifra janë thjesht të pabesueshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Goditje dënimi nga pothuajse gjysma e fushës - për Hulk nuk është aspak problem që të shënojë gol

Goditje dënimi nga pothuajse gjysma e fushës - për Hulk nuk është aspak problem që të shënojë gol

Ndërkombëtare
Dilema e vetme për formacionin e Simone Inzaghit për finalen ndaj Man Cityt

Dilema e vetme për formacionin e Simone Inzaghit për finalen ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
PSV i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Xavi Simons

PSV i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Xavi Simons

Ndërkombëtare
Jo vetëm Al-Hilal dhe Barcelona, edhe tre skuadra të tjera duan transferimin e Messit

Jo vetëm Al-Hilal dhe Barcelona, edhe tre skuadra të tjera duan transferimin e Messit

Ligue 1
Tifozët e Man Utd tronditën kur e kuptojnë koston e transferimit të Garnachos nga Atletico Madridi

Tifozët e Man Utd tronditën kur e kuptojnë koston e transferimit të Garnachos nga Atletico Madridi

Premier League
Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Ndërkombëtare
Kalo në kategori