Tetë lojtarë që Liverpooli mund të synojë si alternativa ndaj Jude Bellingham

Liverpooli do të kërkojë të forcojë mesfushën e tyre gjatë verës, por me objektivin e tyre kryesor të dukshëm Jude Bellingham që rezulton shumë i shtrenjtë, kë tjetër mund të synojnë?
Me lojtarë si Alex Oxlade Chamberlain, Naby Keita, James Milner dhe Arthur Melo që po afrohen më pranë dyerve të daljes, Jurgen Klopp do të hartojë listën e tij të blerjeve.
Ylli i Borussia Dortmundit, Bellingham është lidhur gjerësisht me një lëvizje në Anfield, por raportet e fundit kanë pohuar se çmimi mund të jetë shumë i madh për Reds.
Mason Mount i Chelseat gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Merseyside.
Sipas mediumit The Athletic, ka tetë mesfushorë të tjerë me një profil të ngjashëm me Bellinghamin që Liverpool mund të synojë si një alternativë.
Dyshja spanjolle Pedri dhe Gavi janë ndër mesfushorët më të mirë në futbollin botëror. Edhe pse Pedri do të kushtonte shumë, situata aktuale e Gavit në Barcelonë mund ta bëjë atë të largohet falas nga klubi gjatë verës.
Më pas në listë është Joe Willock i Newcastle, i cili ka bërë përshtypje që kur u transferua në St.James’ Park nga Arsenali.
Stili i Willock është krahasuar me ish-lojtarin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum.
Maxence Caqueret i Lyon mund të provojë të jetë një nënshkrim i mirë pasi që nga depërtimi nga radhët e të rinjve, ai është zhvilluar në një lojtar brilant të gjithanshëm.
Megjithatë, statistikat e golave të Caqueret janë shqetësuese pasi ai ka shënuar vetëm një gol në karrierën e tij profesionale.
Mesfushori i radhës për t’u mbajtur nën sy është Enzo Le Fee i Lorient.
Lojtari i Leicester Cityt, Kiernan Dewsbury Hall, gjithashtu është një profil të ngjashëm. Ai ka qenë mbresëlënës në skuadrën e Leicesterit që ka pasur vështirësi.
Dewsbury Hall ka tendencën të luaj edhe nga krahët, gjë që kanë bërë në të kaluarën lojtarë si Jordan Henderson dhe James Milner.
Tjetri është Matheus Nunes i Wolves, i cili përpunon aftësi të shkëlqyera për të mbajtur topin që mund të jenë jetike në mesfushën e re të Klopp.
I fundit në listë, por jo nga rëndësia është Yunus Musah, i cili luan për Valencia. Shpejtësia dhe fiziku i Musah e bëjnë atë një opsion të shkëlqyer për një mesfushor nga “zona në zonë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Zaha në radhë për Superligën saudite, klubi i Ronaldos ka gati ofertën për ish-sulmuesin e Unitedit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Kante rrugës për t’iu bashkuar Benzemas te Al Ittihadi me përfitime shumëmilionëshe

Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

Zyrtare: Karim Benzema vazhdon karrierën në Arabinë Saudite

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Kante rrugës për t’iu bashkuar Benzemas te Al Ittihadi me përfitime shumëmilionëshe

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen