LAJMI I FUNDIT:

Terziqi e Kameri më të mirët e vitit 2018 në hendboll

Terziqi e Kameri më të mirët e vitit 2018 në hendboll

Në një ceremoni madhështore, Federata e Hendbollit të Kosovës të hënën ka shpallur më të mirët e vitit 2018.

Ceremonia për shpalljen e laureatëve të vitit të kaluar është mbajtur në Sheshin 21 në Prishtinë, ndërsa atë me pjesëmarrje e kanë nderuar numër i madh i njerëzve të hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi. Çmimet kryesore i kanë fituar Deniz Terziqi dhe Elma Kameri që janë shpallur hendbollisti dhe hendbollistja më e mirë e vitit 2018.


Në fjalën e tij hapëse në ceremoni, presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini ka thënë: “Kemi kaluar një vit të ngjeshur me aktivitete, gjatë të cilit kemi kuptuar se kemi potencial në FHK dhe në klube. Ne po zhvillojmë aktivitete, po kemi suksese dhe mund të vlerësoj se kemi edhe ngritje të cilësisë. Ishte vit me rëndësi, i përcjellur me suksese ndërkombëtare që na bëjnë krenarë. I falenderojë të gjithë për këtë. Këtë vit na presin sfida e aktivitete të shumta, ndërsa ju dëshiroj vit të suksesshëm. Shpresoj që me kombëtaren U20 të arrijmë në botërorin që do të ishte sukses shumë i madh”.

Deniz Terziqi aktualisht është lojtar i Kastriotit të Ferizajt, kurse në pjesën e parë të vitit të kaluar luajti për Prishtinën. Elma Kameri është pjesë e Istogut.

Reprezentuesit të Kosovës, Deniz Terziqi i ka takuar edhe çmimi i golashënuesit më të mirë të vitit 2018, me 203 gola. Ai poashtu ka zënë vend në përbërjen më të mirë të vitit të kaluar. Përbërja e vitit përbëhet nga Haris Berisha (portier – Besa Famgas), Lulzim Shabani (alo e majtë – Kastrioti), Deniz Terziqi (fundor i majtë – Kastrioti), Egzon Gjuka (qendër – Besa Famgas), Kastriot Jupa (pivot – Besa Famgas), Drenit Tahirukaj (fundor i djathtë – Besa Famgas), Labinot Gubetini (alo e djathtë – Drita). Rron Ramadani i Kastriotit është shpallur lojtari më i mirë i mbrojtjes.

Elma Kameri, që poashtu është lojtare me rëndësi e Kosovës, pos që është shpallur më e mira e vitit, ka zënë vend edhe në përbërjen më të mirë të vitit. Te hendbollistet në përbërjen më të mirë të vitit 2018 bëjnë pjesë: Njomza Kelmendi (portiere – Vushtrria), Albina Rugova (alo e majtë – Istogu), Elma Kameri (fundore e majtë – Istogu), Valerina Malaj (qendër – Shqiponja), Shkurta Mehmeti (pivote – Shqiponja), Shpresa Fazlija (fundore e djathtë – Prishtina), Qëndresa Berisha (alo e djathtë – Prishtina). Suzana Ujkiq e Istogut është shpallur lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa golashënuesja më e mirë me 233 gola ishte Edona Radoniqi e Vëllaznimit.

Janë ndarë edhe shumë çmime e mirënjohje tjera.

Besa Famgas është shpallur skuadra më e suksesshme e vitit 2018 (meshkujt), kurse Shqiponjës i takoi çmimi i skuadrës më të suksesshme te femrat. Besa Famgas u shpall skuadra më e mirë edhe te juniorët dhe kadetët, ndërsa Zhegrës i takoi çmimi për skuadrën më të mirë të pionierëve.

Te hendbollistet, Shqiponja u shpall skuadra më e suksesshme e kadeteve, kurse Samadrexha e pioniereve.

Fatmir Muhaxheri është shpallur trajneri më i suksesshëm i vitit, pas sukseseve me kombëtaren U20 të hendbollitëve. Edin Kolgeci i Prishtinës u shpall punëtor sportive i vitit 2018, ndërsa Ilir Bytyqi e Syart Kasapi gjyqtarët më të suksesshëm të vitit 2018.

Më poshtë do t’i paraqesim edhe çmimet tjera:

Hendbollisti më i dalluar i grupmoshës U18: Elion Vokshi (Besa Famgas)

Hendbollisti më i dalluar i grupmoshës U20: Jon Muqolli (Besa Famgas)

Hendbollistja më e dalluar në grupmoshën e kadeteve: Alma Nivokazi (KHF Shqiponja)

Lojtari më i mirë i diasporës: Besard Hakaj (Danimarkë)

Lojtarja më e mirë e diasporës: Dorentina Osmani (Norvegji)

Mirënjohje e veçantë

Shqipe Bajçinca – Brestovci (delegate e EHF-së)

Arsim Vitaku – Erdoan Vitaku (gjyqtarë të EHF-së)

Besfort Jahja – Sherif Xhema (gjyqtarë të EHF-së)

Ilir Bytyqi – Syart Kasapi (gjyqtarë të EHF-së)

KH Besa Famgas, për sukseset në gara evropiane

KH Kastrioti, për sukseset në garat evropiane

KHF Istogu, për sukseset në garat evropiane

Mirënjohje Post Mortum

Mehdi Jashari

Nexhat Sharani

Sheqer Shllaku

Shaban Kyqyku

Muharrem Halimi

Bedri Paci

Agim Berisha

Agim Binaku

Imer Selmanaj

Mirënjohje për kontributin e dhënë në informim

21 Media

SHGSK

Kemajl Goca (Bota Sot)

Shpend Ahmeti (fotograf)

Mirënjohje për partneritet dhe bashkëpunim

Departamenti i Sportit

KEP

Hendbollist të dalluar në grupmoshën e juniorëve:

Art Luzha (Vëllaznimi)

Besian Abazi (Prishtina)

Arben Dugolli (Kastrioti)

Etrit Hoxha (Prishtina)

Festim Mustafa (Kastrioti)

Flakrim Beqiri (Prishtina)

Jon Muqolli (Besa Famgas)

Atdhe Basholli (Prishtina)

Agon Bajqinovci (Prishtina)

Aldi Rudari (Kastrioti)

Ardit Tafilaj (Besa Famgas)

Hendbolliste të dalluara në grupmoshën e kadeteve

Alma Nivokazi (Shqiponja)

Adelina Berisha (Istogu)

Kaltrina Shala (Jusuf Gërvalla)

Gresa Gashi (Click)

Blerta Ahmetxhekaj (Istogu)

Gentiana Basholli (Samadrexha)

Dafina Basholli (Samadrexha)

Hana Sfarqa (Vushtrria)

Eliza Beqiri (Kastrioti)

Donita Shala (Prishtina)

Hendbollistë të dalluar në grupmoshën e kadetëve

Gentian Mani (Llapi)

Dion Idrizi (Besa Famgas)

Adonit Isufi (Zhegra)

Arbër Neziri (Vëllaznimi)

Florian Rexha (Vëllaznimi)

Çlirim Rama (Vëllaznimi)

Granit Fana (Vëllaznimi)

Rikard Quni (Besa Famgas)

Parim Hajdini (Kastrioti)

Agon Selmani (Kastrioti)

Elion Vokshi (Besa Famgas)

Ylli Muqolli (BEsa Famgas)

Ermal Dukaj (Besa Famgas)

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori