eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është treguar më pak aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Në një rrëfim të sinqertë të bërë në rrjetin social TikTok, interpretuesja e hitiut “I’m a mess” kishte bërë të ditur për fansat e saj se arsyeja pse ka postuar shumë më pak fotografi se zakonisht vitin e fundit, është shtimi në peshë.


Megjithëse u shpreh e zhgënjyer me veten, Bebe Rexha duket se ka gjetur shpejt frymëzimin për ta dashur veten, pavarësisht të metave.

beberexha 273734819 3198649347126586 598237005232611368 n

Ajo së fundmi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe nga shtrati i saj, ku dukej mjaft atraktive në një këmishë nate të kuqe, ndërsa i kishte flokët e saj bionde të mbledhura lart.

32-vjeçarja ua bëri të ditur fansave se e kishte realizuar vet makijazhin e saj, gjersa ishte e kënaqur me këtë dukje, duke marrë poza të njëpasnjëshme.

bebe3 1

Këngëtarja e hitit “In the name of love” u lajmëruar gjithashtu në Twitter pas shumë kohësh.

Ajo shkroi disa statuse duke treguar se si e kishte ndjerë mbrëmjen e së martës një nga tërmetet e vogla që kishte goditur Los Angelesin.

273526182 227628979494802 4729006145000251378 n

“Falë Zotit që kam Twitter për të hyrë dhe për t’u siguruar që pati vërtetë një tërmet në Los Angeles. Nuk jam e çmendur”, shkroi Rexha në një status.

Artistja, emri origjinal i së cilës është Bleta Rexha vitin e kaluar nxori në shitje albumin e saj shumë të suksesshëm, “Better Mistakes”, gjersa i është futur punës për të punuar në albumin e saj të tretë. /Telegrafi/

bebe4 1

bebe5 1