Dihet mjaft mirë se YouTube ka filluar vënien në funksion të një top liste të videove më të shikuara dhe vetëm dy ditë pas lansimit, me mbi 85 mijë shikime, kënga “Tequila Vava” ka arritur të jetë lart e renditur në top listën e Youtube.

flori top lista350


Është vendi i 102-të ai që okupojnë Flori, Albatriti dhe Noga, gjë që përbën deri në këtë moment rekord shqiptar të shikueshmërisë në YouTube. Madje sipas disa ekspertëve shqiptarë të internetit, ka gjasa që kjo këngë të thyejë rekordin e “Origjinale” të Aurela Gaçes, që ka plot 5 milionë klikime. /Telegrafi/