LAJMI I FUNDIT:

Tentuan të fusin marihuanë përmes dërgesave postare, Dogana e Kosovës jep detaje

Tentuan të fusin marihuanë përmes dërgesave postare, Dogana e Kosovës jep detaje

Dogana e Kosovës ka raportuar sot për një rast ku është tentuar që të futet marihuanë në Kosovë përmes një pakoje postare.

Në njoftim thuhet se më 16 gusht 2023 Njësitet e Doganës së Kosovës në Prishtinë kanë arritur që të zbulojnë substanca narkotike në një dërgese postare qe vinte nga shtetet e huaja.


“Gjatë kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kanë dyshuar në përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje.

Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar për marihuanë”, thuhet në njoftim.

Dogana thekson se konform procedurave për mallra të ndaluara është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se rasti ka të bëjë me substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori