Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit pas zgjerimit të hetimeve ndaj të pandehurve L.K dhe A.U, për shkak të dyshimit të bazuar se :
“I pandehuri L.K më datë 10.09.2019, rreth orës 12:50, në Pejë, me dashje ka ndihmuar të afërmin e tij, përkatësisht të pandehurin V.K në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë e në dëm të viktimës A.U, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri L.K e ka drejtuar automjetin e tij me ç’rast bashkë me të pandehurin V.K kanë shkuar afër marketit “Minimax” dhe me të takuar të dëmtuarin A.U i cili ishte duke e drejtuar veturën e tij, i pandehuri L.K e ndal veturën në mes të rrugës gjersa nga vetura del i pandehuri V.K dhe nga krahu i djathtë i veturës së të dëmtuarit ka shtënë tri herë në drejtim të të dëmtuarit për ta privuar nga jeta mirëpo që nuk ka arritur ta godas e pastaj i pandehuri V.K hip në veturën e të pandehurit L.K i cili me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime i pandehuri L.K dyshohet se ka kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.
I pandehuri A.U me datë 10.09.2019, pa autorizim ka mbajtur në pronësi dhe kontroll një armë zjarri në atë mënyrë që më parë pa leje të organeve kompetente ka mbajtur pistoletën, një karikator dhe pesë fishekë të të njëjtës armë, ku ditën kritike pasi ka ndodhur rasti i përshkruar më lartë i pandehuri e ka dorëzuar armën në polici.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin për media.
Të pandehuritL.K i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.U dhe V.K, gjykata ka lëshuar komunikatën për media me datë 12.09.2019. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën