LAJMI I FUNDIT:

Tensione te kampi rumun, kritikohet trajneri

Tensione te kampi rumun, kritikohet trajneri

Selektori i Rumanisë, Anghel Iordanescu, është kritikuar nga ish lojtari i dikurshëm rumun, për shkak të rezultateve që i ka marrë ekipi në EURO 2016.

“Ai nuk ka qenë aktiv në futboll për 10 vjet dhe tani pasojat po i paguan kombëtarja rumune. Ai nuk është përditësuar me futbollin modern,” ka thënë për adevarul.ro ndër të tjera Ionel Ganea, ish sulmues i Stuttgartit, që tash punon si trajner në elitën e futbollit të vendit të tij.


Rumania ka fituar vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të Grupit A, duke barazuar ndaj Zvicrës dhe duke pësuar nga Franca.

Rumania ndeshjen e fundit të Grupit A e luan ndaj Shqipërisë të dielën, ku do të kërkojë kualifikimin potencial për të tetën e finales.

Iordanescu 66 vjeç për herë të tretë ka marrë drejtimin e kombëtares rumune. Ai ka drejtuar Rumaninë në periudhat 1993-1998, pastaj 2002-2004 dhe tash prej 2014. Para kësaj, së fundi ka qenë trajner i ekipit Al Ain në vitin 2006.