LAJMI I FUNDIT:

Telles pranon ofertën e Untiedit, në Angli do të fitojë katër herë më shumë se sa te Porto

Telles pranon ofertën e Untiedit, në Angli do të fitojë katër herë më shumë se sa te Porto

Alex Telles pritet të jetë lojtari i ri i gjiganti anglez Manchester United.

Skuadra e madhe angleze prej kohësh ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e majtë brazilian.


Djajtë e Kuq i kanë ofruar atij kontratë pesë vjeçare me pagë vjetore prej katër milionë eurove në sezon.

Telles ka pranuar ofertën e anglezëve, pasi aty do të fitojë katër herë më shumë se paga e tij aktuale në Porto.

Agjenti i tij Pinhas Zahavi ka qëndruar në Angli dhe ka arritur marrëveshjen personale me drejtuesit e United.

Tani klubi anglez po bisedon me Porton për të arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit.

27-vjeçari ka kontratë edhe një vit me Porton dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdoj atë.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 40 milionë euro, por duke parë se është në vitin e fundit të kontratës, atëherë Porto po kërkon 20 milionë euro që ta lë të lirë.

Gjithsesi sipas të përditshmes portugeze ABola, transferimi i Telles te United mund të kompletohet brenda javës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori