LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi Sport zgjedh më të mirët e vitit në Superligën e Kosovës

Telegrafi Sport zgjedh më të mirët e vitit në Superligën e Kosovës
Çmimet e ndara nga Telegrafi (Foto: Telegrafi/ Ridvan Slivova)

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2019 në Superligën e Kosovës në futboll.

Viti 2019 ka qenë shumë interesant dhe me garë të madhe mes skuadrave si në pjesën e dytë të sezonit 2018/19, ashtu edhe në gjysmën e parë të sezonit të ri 2019/20.

Ky vit ka sjell ndeshje të mëdha dhe kualitet në rritje sa i përket aspektit ekipor, por edhe individual të futbollistëve, të cilët kanë treguar ngritje të mëdha.

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2019 në Superligën e Kosovës në futboll.

Çmimet e ndara nga Telegrafi për më të mirët e vitit 2019 (Foto: Telegrafi/ Ridvan Slivova)

Në këtë vit, futbollisti më i mirë është zgjedhur sulmuesi i lëvizshëm i kampionit në fuqi, Feronikelit, Mendurim Hoti.

Përveç futbollistit më të mirë të vitit, Telegrafi ka ndarë çmimet edhe për portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë.

Këto çmime shkuan për Visar Bekajn, Përparim Islamin, Albert Dabiqajn dhe Meriton Korenicën.

Visar Bekaj – Portieri më i mirë i vitit

Gazetari Driton Gajraku dhe portieri Visar Bekaj (Foto: Telegrafi/ Ridvan Slivova)

Portieri prishtinas ishte edhe në këtë vit në nivelin më të lartë duke qenë i padiskutueshëm te Prishtina, por edhe gjithmonë i ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës.

Bekaj në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar nga 14 paraqitje në tetë raste ka mbajtur portën e paprekur, ndërsa në këtë gjysmë sezoni, nga 15 ndeshje ka pranuar vetëm shtatë gola dhe në 10 takimet e ka mbajtur portën e paprekur.

Përparim Islami – Mbrojtësi më i mirë i vitit

Gazetari Lavdim Pireva dhe mbrojtësi Përparim Islami (Foto: Telegrafi/ Ridvan Slivova)

Mbrojtësi llapjan i njohur ndryshe si ‘Rruki’ ka qenë motori i Feronikelit duke ndihmuar skuadrën shumë me daljet e tij nga e djathta dhe me asistimet për bashkëlojtarët, drejt fitimit të titullit dhe Kupës në Superligën e Kosovës.

Islami ka vazhduar formën e mirë edhe në këtë gjysmë-sezon duke qenë i pakontestueshëm në pozitën e tij dhe i pranishëm në të gjitha ndeshjet.

Albert Dabiqaj – Mesfushori më i mirë i vitit

Mesfushori Albert Dabiqaj dhe gazetari Betim Zeqiri (Foto: Telegrafi/ Ridvan Slivova)

Sukseset e Feronikelit në sezonin e kaluar padyshim se i atribuohen edhe djaloshit dukagjinas, Albert Dabiqaj.

Dabiqaj ishte gjithmonë aty në qendër të mesfushës duke ‘prishur’ dhe ndërtuar aksionet e ‘Niklit’, ndërsa paraqitjet e mira bënë që ai të ftohet nga përzgjedhësi Bernard Challandes për miqësoren e Kosovës me Suedinë.

Meriton Korenica – Sulmuesi më i mirë i vitit

Gazetari Shkumbin Pireva dhe sulmuesi Meriton Korenica (Foto: Telegrafi/ Ridvan Slivova)

Korenica padyshim se është njëri nga lojtarët më të talentuar në Superligën e Kosovës dhe ylli i madh i klubit më të trofeshëm, Prishtinës.

Djaloshi nga Rahoveci e mbajti gjallë ëndrrën për titull të Prishtinës deri në ndeshjen e fundit në sezonin e kaluar me 11 golat e tij dhe asistimet e shumta, ndërsa po del të jetë lojtar i rëndësishëm edhe në gjysmën e parë të sezonit aktual.

Mendurim Hoti – Futbollisti më i mirë i vitit

Çmimi i ndarë për Mendurim Hotin (Foto: Telegrafi/ Ridvan Slivova)

Sulmuesi nga Malisheva ishte vendimtar në triumfin e dyfishtë të Feronikelit në futbollin e Kosovës, me fitimin e titullit dhe kupës.

Hoti në sezonin e kaluar shënoi 10 gola dhe pesë asistime, ndërsa në gjysmën e këtij sezoni ka 7 gola dhe një asistim duke merituar plotësisht çmimin e dhënë nga Redaksia e Sportit të Telegrafit si futbollisti i vitit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori