LAJMI I FUNDIT:

Teherani kërcënon me dëbim ambasadorin britanik

Teherani kërcënon me dëbim ambasadorin britanik

Irani kërcënoi sot me dëbim ambasadorin britanik në Teheran, në rast të një ndonjë gabimi tjetër nga ana e Londrës.

Kërcënimi vjen dy ditë pas arrestimit të këtij diplomati, të cilin Republika Islamike e akuzoi se kishte marrë pjesë në një tubim të paligjshëm.


“Teherani kërkon ndërprerje të menjëhershme të të gjitha veprimeve ndërhyrëse dhe provokuese nga ambasada britanike në Teheran”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, duke paralajmëruar se kjo e fundit nuk do të kufizohet me thirrjen e ambasadorit, nëse ky qëndrim vazhdon.

Ministria e Jashtme britanike thirri ambasadorin e Iranit për t’i shprehur kundërshtimet e forta për arrestimin e ambasadorit britanik në Teheran, theksoi sot zëdhënësi i zyrtar i kryeministrit.

“Bëhet fjalë për një shkelje të papranueshme të Konventës së Vjenës”, theksoi zëdhënësi, duke shtuar se Britania e Madhe do t’i kërkojë ambasadorit, Hamid Baeidinejad, siguri mbi faktin se kjo nuk do të ndodhë më.

Teherani kritikoi ambasadorin britanik, Rob Macaire, për pjesëmarrje në një manifestim të paligjshëm, në shkelje të konventave diplomatike.

Dje, manifestuesit dogjën një flamur britanik dhe një tjetër izraelit para ambasadës britanike në Teheran, me thirrjet “Vdekje për Britaninë e Madhe”.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian konfirmoi dje arrestimin për një kohë të shkurtër të ambasadorit britanik, Rob Macaire, si një i huaj i dyshuar për pjesëmarrje në një manifestim të paligjshëm, duke shtuar se ai ishte lënë i lirë menjëherë pas konfirmimit të identitetit të tij. /ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori