eksperti-banner

Reperja shqiptare, Tayna, është duke shijuar suksesin e projektit të ri muzikor “Johnny”.

Kënga, e cila u mirëprit nga publiku, u lansua ditë më parë në kanalin e ‘Friends Entertainment’ në YouTube.


Ajo së fundmi ka publikuar disa imazhe të tjera nga xhirimet e klipit, për të cilin u komentua tejet shumë.

Screenshot 6 35 Tayna (Foto: Instagram)

Biondja ndau një dukje provokuese nga skena e videoklipit, ndërsa shfaqet në formë të mrekullueshme.

Kënga po ashtu për pak ditë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin e popullarizuar, duke u dëgjuar edhe në vende të ndryshme jashtë trojeve shqiptare.

Kjo duket të jetë përmbyllëse për Doruntina Shalën (emri i vërtetë) sa i përket këtij viti. /Telegrafi/