“Agimi i Lirisë” titullohet monografia për heroin dhe luftëtarin e lirisë, Agim Ramadanin, e cila vjen në tri vëllime.
Përgatitur mjeshtërisht nga shkrimtari Ibrahim Kadriu, ribotimi i kësaj monografie nga shtëpia botuese “Dukagjini” do të promovohet më datën 30 nëntor, ditën e shtunë, në orën 17:00 në librarinë “Dukagjini” (sheshi “Nëna Terezë”).
Për të diskutuar për figurën dhe kontributin e pashoq të heroit Agim Ramadani dhe tri vëllimet e monografisë, në panel do të jenë të pranishëm:
– Ibrahim Kadriu: autori
– Xhevat Syla: shkrimtar
– Rrustem Berisha: komandant
– Bahri Gashi: profesor dhe
– Shukrije Ramadani: bashkëshortja e Agim Ramadanit.
Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi nga shtëpia botuese “Dukagjini”.
Agim Ramadani lindi më 3 maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit. Ai ishte luftëtar, artist e shkrimtar, që veprën, e në fund edhe jetën, ia fali Kosovës.
I njohur ndryshe me nofkën “KATANA”, ai ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe komandant i Zonës së Koshares. Ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies heroike të tij. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
Shtëpia botuese “Dukagjini” ju fton të merrni pjesë në promovimin e kësaj monografie kaq të veçantë, për heroin Agim Ramadani, ku do të keni edhe mundësinë të bashkëbisedoni me panelistët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Frutex kryeson në eksportin e pijeve me 66% rritje
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri