LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë e Liverpoolit mposhtin Evertonin, Reds kalojnë tutje në Kupën FA

Të rinjtë e Liverpoolit mposhtin Evertonin, Reds kalojnë tutje në Kupën FA
Liverpool (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka arritur një fitore të madhe me rezultat 1-0 ndaj rivalit të urryer lokal, Evertonit, në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA.

Fati i shortit deshi që dy klubet nga Merseyside të ndeshen mes vete në 1/32-tën e Kupës FA, duke na dhuruar një ndeshje të madhe.

Megjithatë, edhe kësaj radhe fitues i takimit ishte Liverpooli, i cili kishte hyrë në këtë takim me përbërje shumë të re, ku iu dha debutimi edhe transferimit të ri, Takumi Minamino.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por me disa raste më të mira të Evertonit.

Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Dominic Calvert-Lewin (6’, 38’), Mason Holgate (12’) dhe Richarlison (38’) për Evertonin, por Adrian ishte në formë duke ia mohuar golin.

Adam Lallana (29’) dhe Divock Origi (42’) tentuan për Reds, por Jordan Pickford gjithashtu ishte i shkëlqyer duke mbajtur portën e paprekur.

Në pjesën e dytë, ekipi i Jurgen Klopp ishte diçka më i mirë në lojë, duke krijuar më shumë dhe duke gjetur edhe golin.

Goli i vetëm dhe i fitores për Reds erdhi në minutën e 71-të dhe ishte 18-vjeçari Curtis Jones, i cili shënoi një supergol për 1-0.

Momenti i golit nga Jones (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, ekipi nga Anfield siguron kualifikimin në raundin e 1/16-tës.

Liverpooli tani pret ta mësoj emrin e kundërshtarit pas hedhjes së shortit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori