LAJMI I FUNDIT:

Të qeshura pa fund në “Zurich Shqip Up Comedy” – festivali më i madh i ‘stand up’ komedisë në Zvicër mbledh bashkë shqiptarët në një vend

Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Në Cyrih të Zvicrës është mbajtur para pak ditësh festivali i stand up komedisë shqiptare, “Zurich Shqip Up Comedy Festival”.

Ky festival i cili organizohet për të dytin vit radhazi nga organizatorët Ridvan Murati dhe Alban Hamza, solli në skenën e teatrit “Sprigarten” një mori aktorësh të njohur shqiptarë dhe zviceranë.


Me një publik të pasur prej më shumë se 900 personash, figura publike e shqiptarë të shumtë nga diasporë, ishin prezentë për të ndjekur këtë shfaqje e cila bëri për të qeshur publikun për rreth dy orë rresht.

Telegrafi ishte prezent në Teatrin “Spirgarten”, ku mbi 900 spektatorë ndoqën nga afër aktorët më në zë të komedisë shqiptare.

Për Telegrafin, organizatori dhe aktori Ridvan Murati tha se është i lumtur që edicioni i dytë i këtij festivali, ka marrë përmasa edhe më të mëdha se ai i vitit të kaluar.

“Me të thënë të drejtën nuk është që s’e kemi pritë një numër kaq të madh të njerëzve. A ka ma kënaqësi se me i pa të gjithë këta njerëz një pjesë e të cilëve kanë ardhë edhe prej shteteve tjera shqiptare, edhe prej Kosovës, po edhe prej Austrisë, Gjermanisë, Anglisë, Francës, Italisë e tjerë e tjerë edhe i sheh të mbledhur në mes të Cyrihut për të parë një stand-up komedi festival, i cili sipas moderatores që e tha më herët është një prej stand-up komedive më të mëdha në Zvicër, jo vetëm prej komunitetit shqiptar apo komuniteteve tjera, po edhe prej komunitetit zviceran. Kështu që kjo na bënë na bënë edhe më krenarë për me vazhdu edhe me tregu që ne një shtet njëzet e tri vjet pas daljes së luftës me ardhë me i bashku kaq shumë shqiptarë në një vend tillë edhe zviceran besa, se është edhe në gjuhën gjermane. Unë s’di çka të them, përveçse jam jashtëzakonisht shumë i kënaqur edhe shumë krenar, edhe jam shumë krenar që jam shqiptar”, tha Ridvan Murati për Telegrafin.

Ridvan Murati (Foto: Telegrafi)

I njëjti tregoi se sa e vështirë ka qenë për të dhe gjithë ekipin shqiptar, që të realizojnë një festival të përmasave të tilla në Zvicër.

“Natyrisht angazhimet kanë filluar qysh prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, sepse vitin e kaluar në nëntor ka qenë edicioni i parë me një numër natyrisht përgjysmë më të vogël, sepse nuk e kemi ditë se a do të kemi kaq shumë njerëz dhe në momentin që e kemi parë e jemi bindë që ka edhe më shumë interesim, atëherë jemi angazhuar që të kemi një sallë ku i zë mbi nëntëqind persona. Edhe qysh po shihet sipas informatave që kam, njerëzit qysh janë duke hyrë, është pritur një rend shumë i madh. Kjo na bënë me tregu që vitin e ardhshëm duhet të gjejmë një vend edhe më të madh”, tha tutje Murati.

Ridvan Murati gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Telegrafi)

Aktori Kushtrim Qerimi, i cili bëri për të qeshur gjithë sallën me stand up-in e tij, tha për Telegrafin se eksperienca e sivjetme në “Zurich Shqip Up Comedy” ka qenë edhe më e jashtëzakonshme se ajo e vitit të kaluar në edicionin e parë.

“Po, sivjet shumë ma e mirë, për shkak të madhështisë. Normal, kur janë shumë ma shumë njerëz, gjithmonë eksperienca është edhe më e madhe, kemi pasur pak më shumë stres me thënë të drejtën, sesa herën e kaluar. Por normal kur ke ma shumë stres, domethënë edhe rezultati si pasojë e kësaj mundet me qenë shumë më mirë. Kështu që një eksperiencë shumë më e madhe, por po e shoh që ky festival po rritet, domethënë ka dallim shumë prej vitit të kaluar, edhe sivjet normal që ndjenja ka qenë shumë më e mirë”, tha Qerimi.

Kushtrim Qerimi (Foto: Telegrafi)

Aktori nga Gjakova, Edi Kastrati, i cili bëri hapjen e shfaqjes, pati gjithashtu fjalë të mëdha për organizimin, e në veçanti për mikpritjen që i dhuruan diaspora shqiptare.

“Për vetë faktin që je në një moment dhe je duke i argëtuar disa njerëz, të cilët janë ajri dhe oksigjeni i Kosovës, ne normalisht që ndjehemi shumë mirë, sepse diaspora shqiptare është Alfa dhe Beta e shqiptarëve, sidomos të shqiptarëve të Kosovës. Kjo është në radhë të parë. E dyta është kur je i rrethuar me shokë, miq, kolegë edhe me njerëz pozitivë, me njerëz punëtorë profesionalë, të cilët me një mund dhe angazhim të madh kanë arritur të realizojnë një veprimtari kulturore, artistike, shqiptare në diasporë, kjo të bënë me u ndje prapë tepër mirë. Edhe e fundit, kur publikun e sheh duke u kënaqur edhe duke duartrokitur, për neve është kupa që ne e ngrejmë”, tha Edi Kastrati.

Edi Kastrati gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Telegrafi)

Aktori Ernest Zymberi, tha gjithashtu se e ndjeu jashtëzakonisht mikpritjen që ia bënë diaspora, duke theksuar se nuk e sheh dallimin me teatrot në Kosovë.

“Fantastike. Është tepër kënaqësi dhe privilegj me qenë pjesë e diasporës të cilët bëjnë shumë për neve edhe është gjëja më e vogël që mund të bëjmë për ta. E meritojnë edhe jemi borxhli gjithë jetën për krejt këtu. Kanë një publik të jashtëzakonshëm, kanë një mikpritje, një kulturë, një edukatë edhe një dashuri të madhe për neve, kështu që nuk e di unë këtu ndjehem mos të them, jashtëzakonisht mirë. Nuk e vërej dallimin me Kosovën, mos të them edhe ma mirë. Janë fantastikë”, tha Zymberi për Telegrafin.

Ernest Zymberi (Foto: Telegrafi)

Duke performuar zhanrin më të vështirë të aktrimit, aktori gjilanas tha se përgatitjet për performancën i kanë marrë mjaft kohë.

“Sepse po mendoj që publiku ka filluar të shkollohet edhe në zhanrin e stand-upit, që është zhanër i ri në trevat tona dhe në diasporë. Ne jemi mësuar të shohim stand-up në: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, mirëpo jo shqip. Ne kemi filluar me e fut në trend edhe nuk jemi duke u ndalur, ky është edicioni i dytë si festival. Ne jemi prezentë me të gjithë aktorët edhe nëpër evente të ndryshme, por ky festival domethënë po shkon duke u ngritur. Kjo është shumë e mirë se gjithashtu po e ndihmon shumë zhanrin e stand up-it edhe po u sjell njerëzve që jetojnë këtu diçka prej Kosovës.”, tha tutje Zymberi.

Ernest Zymberi gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Telegrafi)

Aktorja nga Shqipëria, Olta Daku, ishte e ftuar speciale në edicionin e sivjetmë të “Zurich Shqip Up Comedy”.

Ajo pati shumë pak rreshta në shfaqje, por që me aq pak dalje në skenë, pati një dashamirësi të madhe nga publiku.

“Jam shumë, jam shumë e lumtur, vërtet. Ishte një natë e jashtëzakonshme. Dashuri pa fund për publikun, nuk e di. Jam shumë e emocionuar nga ai publik. Faleminderit shumë për pritjen! Faleminderit shumë dhe ishte, nuk e di, performancat e kolegëve, sepse unë ju e dini që unë kisha një ‘performancë’. Nejse nuk ka rëndësi, nuk donin edhe… Çfarë të bëj unë, me zor nuk i detyroj dot njerëzit, por okej, po hajt, s’ka problem. Ama kolegët ishin të jashtëzakonshëm dhe publiku fantastik dhe faleminderit Ridvan Muratit për këtë eveniment kaq të madh që po mban një frymë shumë të bukur të teatrit gjallë. Faleminderit shumë! Faleminderit, Ridvani! Faleminderit juve, faleminderit publiku i jashtëzakonshëm! Ju dua dhe shpresoj që vitin tjetër të vijë më një performancë dhe shpresoj të kënaqemi bashkë. Dashuri pa fund”, tha Olta Daku për Telegrafin.

Olta Daku gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Telegrafi)

Mbrëmja u përmbyll me një after-party të organizuar në një nga lokalet më të frekuentuara në Cyrih, duke e shënuar edicionin e dytë të “Zurich Shqip Up Comedy” si festivalin më të madh të stand-up komedisë në Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Magazina
Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Magazina
Kalo në kategori