LAJMI I FUNDIT:

Të paprekshmit e Ronald Koeman te Barcelona – lojtari më i pëlqyer i trajnerit nuk është Leo Messi

Të paprekshmit e Ronald Koeman te Barcelona – lojtari më i pëlqyer i trajnerit nuk është Leo Messi

Ronald Koeman ishte i qartë kur ai mori përsipër detyrën si trajner i parë i Barcelonë, duke thënëse ai nuk do të ndryshonte pa nevojë ekipin.

Rotacionet nuk ishin diçka që ai po planifikonte të bënte rregullisht, ose të paktën jo pa arsye. Por futbolli është i paparashikueshëm.


Lëndimet dhe pezullimet kanë detyruar disa ndryshime, dhe pas 10 ndeshjeve në krye ka pasur tashmë një ndryshim të dukshëm në formacionin katalanas.

Koeman ka përsëritur vetëm formacionin vetëm një herë në 10 ndeshjet e tij në krye të Barceonës, kundër Villarreal në Camp Nou dhe jashtë ndaj Celta Vigos, të cilat ishin dy ndeshjet e para të sezonit 2020/21.

22 lojtarëve u janë dhënë minuta të paktën një herë këtë sezon, por ka edhe nga ata që lujanë më shumë.

Të paprekshmit

Asnjë lojtar nuk është favorizuar aq shumë sa Frenkie de Jong, i cili ka punuar me trajnerin edhe në ekipin kombëtar holandez.

De Jong është i vetmi lojtar në skuadër që nuk është zëvendësuar në 11-shen startuese, duke luajtur në 10 ndeshje nga fillimi, apo thënë ndryshe 890 minuta.

Lionel Messi, Sergio Busquets, Ansu Fati dhe Pedri mund të konsiderohen gjithashtu si të paprekshëm, me secilin që luan një rol themelor në planet e Koeman.

Ata të gjithë kanë marrë pjesë në secilën nga 10 ndeshjet e luajtura deri më tani, megjithëse në disa raste nga stoli.

Messi është i dyti me minuta, pasi ka luajtur 855 minuta nën drejtimin e Koeman, por mbeti në bankë ndaj Real Betis.

Lëndimet e fundit të Ansu dhe Busquets do të vijnë si pengesë e madhe për holandezin, që duhet të fusë emra të rinj.


11 lojtarët me më shumë minuta nën Koeman

Frenkie de Jong – 890 minuta

Lionel Messi – 855 minuta

Gerard Pique – 788 minuta

Neto – 720 minuta

Sergi Roberto – 719 minuta

Sergio Busquets – 694 minuta

Jordi Alba – 681 minuta

Clement Lenglet – 643 minuta

Ansu Fati – 596 minuta

Antoine Griezmann – 589 minuta

Pedri – 546 minuta


Zëvendësuesi kryesor

Pedri ka shkëlqyer më shumë sesa çdokush që mund ta kishte pritur dhe atë me vetëm 17 vjet.

Deri më tani, ai ka filluar në pesë ndeshje dhe ka dalë nga bankina në pesë të tjera duke grumbulluar 225 minuta.

Vetëm Trincao është përdorur më shumë si zëvendësues, se sa ai.


Lojtarët që kanë dalë më shumë nga stoli

Trincao – 8 herë: 162 minuta si zëvendësues

Pedri – 5 herë: 140 minuta si zëvendësues

Braithwaite – 5 herë: 38 minuta si zëvendësues

Dembele – 4 herë: 85 minuta si zëvendësues

Pjanic – 4 herë: 76 minuta si zëvendësues


Një mbrojtje fikse

Qendërmbrojtësi është një pozicion ku Koeman nuk i pëlqen të bëjë ndryshime.

Është e qartë se Gerard Pique është zgjedhja e parë në të djathtë dhe Clement Lenglet të majtë.

Në të djathtë, Sergi Roberto është favoriti i qartë në mbrojtjen e djathtë, duke arritur 719 minuta dhe tetë ndeshje si startues. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori