Të paktën dy persona janë vrarë dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një sulmi rus që goditi Kharkivin e Ukrainës.
“Dy bomba ajrore ruse të drejtuara goditën një market në Kharkiv. Sipas raporteve të përditësuara, dy persona u vranë”, tha Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv.
“Shërbimet e specializuara ndodhen në vendngjarje. Të gjithë të lënduarve po ju ofrohet ndihma”, tha Syniehubov.
“Nuk ka asnjë objekt të vetëm ushtarak afër”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se dy të vdekurit ishin punonjës të marketit, ka njoftuar kreu i Prokurorisë Rajonale të Kharkiv, Oleksandr Filchakov, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti sulmin një “sulm brutal”, duke thënë se 200 njerëz mund të kishin qenë brenda.
Gjithashtu, thuhet se brenda marketit ka pasur sasi të konsiderueshme materialesh të ndezshme, të cilat po e bëjnë më të vështirë shuarjen e zjarrit.
Ndryshe, Zelensky përsëriti se “nëse Ukraina do të kishte mjaftueshëm sisteme të mbrojtjes ajrore dhe aeroplanë modernë luftarakë, sulme të tilla ruse do të ishin të pamundura”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump vendos tarifa ndaj BE-së, katër shtete kërkojnë kundërmasa dhe negociata

DASH konfirmon vrasjen e shtetasit amerikan në Bregun Perëndimor

Arrestohet miliarderi francez

Arrihet marrëveshja historike, Franca bie dakord për krijimin e shtetit "Kaledonia e Re"

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Aktivisti palestinez ngre padi prej 20 milionë dollarësh kundër administratës Trump

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë